Duket se liria për Sokol Sinomatin jashtë hekurave të qelisë ka zgjatur shumë pak! Ky i fundit ndihet ndryshe me nofkën ‘Buzëderri’, në botën e errët të krimit.
Teksa dje doli nga burgu pasi ishte një nga personat që përfitoi nga amnistia penale, Sinomati është arrestuar. Këtë herë Sinomati ka rënë në pranga për llogari të Italisë.
Babai i të riut Gëzim Sinimati, i cili u ekzekutua me snajper në janar në Vlorë, atentat akoma i pazbardhur, është arrestuar pasi rezulton i dënuar me 12 vjet burg për trafik droge.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co