Lirohen 4 të arrestuarit që u kapen në magazinën e shtetit me kanabis, tre të tjerë në burg. Vijon të jetë në kërkim organizatori

lirohen 4 te arrestuarit qe u kapen ne magazinen e shtetit me kanabis tre te tjere ne burg vijon te jete ne kerkim organizatori





































Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 nga 7 personat e arrestuar për magazinën e kanabisit që u zbulua pak ditë më parë në zonën e Selitës.

shtepi bari

Konkretisht arrest me burg u caktua për për Erlind Tresën, Asqeri Likajn, mirëmbajtësin e godinës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe  Elvis Lalën.

Ndërkohë për Reshit Tresën dhe tre punonjesit e OSHEE, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali gjykata caktoi arrest shtepie.

Organizatori i këtij aktiviteti të paligjshëm 46-vjeçari Saimir Karaj, vazhdon të jetë në kërkim.

Sinjalizimi për kete aktivitet u dha nga ish deputeti Halit Valteri, i cili si punonjës i Kadastrës ka kryer nje inspektim ne keto magazina, ku edhe ka konstatuar aktivitetin e paligjshëm.

Policia tha dy dite me pare se në total janë sekuestruar 293 bimë narkotike, kanabis sativa, e cila u asgjesua me ane te djegies.

“Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave”, tha policia ne njoftim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →