Bota

Lista të hapura pjesërisht/ Oerd Bylykbashi tregon si u arrit dakordësia me mazhorancën: Kuota është 25%! Ja ku u bazua kompromisi

lista te hapura pjeserisht oerd bylykbashi tregon si u arrit dakordesia me mazhorancen kuota eshte 25 ja ku u bazua kompromisi



































Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi në një konferencë me gazetarët sqaroi dakordësinë që u arrit me mazhorancën për ndryshimet në kodin zgjedhor që kanë të bëjnë me votën e diasporës dhe listat.

bylykbashi

Deputeti demokrat tha se parlamenti i Shqipërisë dhe  mazhoranca socialiste dështoi që të bënte reformë zgjedhore.

Madje sipas tij, Rama refuzoi cdo kërkesë që do mundësonte reformë zgjedhore.

“Ajo që dua të them që në fillim është që parlamenti i Shqipërisë, mazhoranca socialiste dështoi që të bënte reformë zgjedhore. Edi Rama e bëri të qartë në dhjetor 2023 se do të shkonte në mënyrë të njëanshme duke mbajtur ligjin zgjedhor që kishte. Edhe gjatë periudhës 3 mujore të grupit të dialogut, Rama refuzoi cdo kërkesë që do mundësonte reformë zgjedhore”, u shpreh Bylykbashi.

Bylykbashi thotë se kompromisi për këtë zgjidhje u bazua për shkak të nevojës për të garantuar në pjesën e  mbyllur në mënyrën efektive kuotën gjinore

“Për hersin, PS paraqiti një propozim duke ulur hersin nga 10 mijë në 7 mijë. Ky ishte një ndryshim që nuk trajtonte vendimin e GJK, për këtë arsye ne e refuzuam. Me hersin 10 mijë ishin 3 kandidatë që ta thyenin atë herës. Vetëm 3. Me uljen në 7 mijë atyre do ti shtohen dhe tre të tjerë. Pra do ishin 6 deputetë të zgjedhur nga vota parapëlqyese. Qartazi e pamjfatueshme dhe e papranueshme për opozitën. Bazuar edhe në propozimet e partive të vogla, të cilët propozonin zgjidhje në formulën kushtetuese ku 1/3 mund të mbyllet dhe 2/3 të ishin të hapura kërkuam një zgjidhje në këtë hapësirë kushtetuese. Ajo që arritëm dhe u miratua dje, pavarësisht se nuk i korrespondon kërkesës tonë është kjo formulë e miratuar në Komisionin e Ligjeve. Kompromisi për këtë zgjidhje u bazua për shkak të nevojës për të garantuar në pjesën e  mbyllur në mënyrën efektive kuotën gjinore. Kjo pa prekur mekanizimin ekzistues që vakancat që krijohen gjatë mandatit të Kuvendit, kur nuk është arritur kuota e kërkesës gjinore do të zëvendësohet nga gjinia e nënpërfaqëasuar. Pra ajo që kemi arritur si zgjidhje është e tillë që ka bërë bashkë detyrimin kushtetues për përfaqësimin gjinor, detyrimin kushtetues për të hapur jo më pak se 2/3 listën. Kjo është kushtetuta dhe një pjesë që do jetë kjo pjesa që në kuadrin e debatit dhe kërkesës për konsensus arritëm në këtë. Ajo që dua të them është që për qartësinë e publikut mbyllja efektive, lista që është e garantuar ku partitë kanë mundësinë të mbrojnë kuotën gjinore apo të sjellin figura të reja mundësohen që të jenë në parlament. Kjo kuotë është 25%, ose ¼. Shembulli është i thjeshtë, lista e një subjekti zgjedhor në Tiranë që ka 36 mandate do jetë: 12 mandate në listën e mbyllur dhe 36 mandate në listën e hapur, pra totali i listës së partisë është 48 mandate. Kjo do të thotë që 12 mandate të sigurt janë ¼ e listës”, tha Bylykbashi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts