Lituania do të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes me 130 milionë euro (142 milionë dollarë amerikanë) këtë vit për prokurimin e sistemeve të armëve, njoftoi Ministria e Financave.
Me këtë financim shtesë, shpenzimet e mbrojtjes të Lituanisë në vitin 2024 do të përbëjnë 3.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të vendit, sipas një deklarate nga ministria.
Një projekt-rezolutë e nënshkruar nga ministrja e financave Gintare Skaiste kërkon që fondet e huazuara të përdoren për të përshpejtuar prokurimin e dronëve, sistemeve anti-drone dhe armëve të tjera nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe për të përmirësuar sistemet ekzistuese të mbrojtjes ajrore të lëvizshme dhe për të blerë të reja..
Skaiste vuri në dukje se ky financim do të përshpejtonte zhvillimin e divizionit kombëtar dhe do të pajiste Forcat e Armatosura Lituaneze me pajisje ushtarake thelbësore.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co