Ministri dhe institucione të ndryshme në Lituani janë duke hartuar plane për evakuimin masiv të civilëve në rast të një konflikti ushtarak, sipas Ministrisë së Brendshme.
Në një takim mes ministrive dhe institucioneve të ndryshme, Ministria e Brendshme tha se ata ranë dakord për ndarjen e përgjegjësive në përgatitjen e planit.
Në fillim të këtij muaji, Ministria e Brendshme informoi bashkitë e vendit mbi konceptin e evakuimit dhe u kërkoi atyre të vlerësojnë kapacitetet dhe nevojat e tyre për zbatimin e tij brenda gjashtë javësh.
NĂ« atĂ« kohĂ«, Ministria e Brendshme tha se synonte qĂ« bashkitĂ« tĂ« pĂ«rgatiteshin pĂ«r tĂ« zhvendosur njĂ« tĂ« katĂ«rtĂ«n e popullsisĂ« â duke u dhĂ«nĂ« pĂ«rparĂ«si personave me aftĂ«si tĂ« kufizuara, grave shtatzĂ«na dhe familjeve me fĂ«mijĂ« tĂ« vegjĂ«l.
Ata pritet të japin informacion mbi numrin e njerëzve që do të evakuohen, rrugët e ndryshme, strehimin e disponueshëm për të zhvendosurit brenda vendit, si dhe mjetet e disponueshme të transportit.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co