LIVE/ Amerika votoi për Presidentin e ri, Donald Trump drejt Shtëpisë së Bardhë! Minutë pas minute, çfarë po ndodh në SHBA

live amerika votoi per presidentin e ri donald trump drejt shtepise se bardhe minute pas minute cfare po ndodh ne shba








































Amerikanët iu drejtuan më 5 nëntor kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri, mes dy kandidatëve, Kamala Harris dhe Donald Trump.

trump harris

Pas mbylljes së procesit të votimit, nisi numërimi i votave dhe aktualisht republikani Donald Trump kryeson bindshëm ndaj demokrates Kamala Harris.

MINUTE PAS MINUTE: 

09:23- Ndërhyrje në zgjedhjet amerikane? Ambasada ruse në Uashington e mohon: Shpifje dashakeqe, të shpikura për t’u përdorur në luftën e brendshme politike të SHBA

Ndërhyrje në zgjedhjet amerikane? Ambasada ruse në Uashington e mohon: Shpifje dashakeqe, të shpikura për t’u përdorur në luftën e brendshme politike të SHBA

Ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara ka mohuar akuzat për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, pasi autoritetet thanë se kërcënimet me bomba mashtruese ndaj qendrave të votimit dukeshin se kishin origjinën në Rusi.

FBI konfirmoi të martën se kërcënimet me bomba në qendrat e votimit në disa shtete ka të ngjarë të kenë ardhur nga domenet ruse të postës elektronike. Megjithëse FBI tha se asnjë nga kërcënimet nuk ishte i besueshëm, ata detyruan mbylljen e përkohshme të disa qendrave të votimit.

Kjo vjen pasi inteligjenca amerikane muajin e kaluar vlerësoi se operativë rusë qëndronin pas një video të rreme që pretendohej të tregonte dikë që shkatërronte fletëvotimet me postë në Pensilvani në fund të tetorit.

Ambasada ruse në Uashington tha se akuzat e SHBA ishin “shpifje dhe të pabaza”.

“Të gjitha insinuatat rreth ‘makinacioneve ruse’ janë shpifje dashakeqe, të shpikura për t’u përdorur në luftën e brendshme politike të Shteteve të Bashkuara,” tha ambasada në komentet e raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.

Ambasada tha se “nuk mori asnjë provë në kontaktet e saj me zyrtarët amerikanë apo edhe ndonjë kërkesë në lidhje me historinë që po promovohej në shtyp”, dhe akuzoi autoritetet dhe mediat amerikane për “histerikë” mbi dezinformimin e dyshuar rus në lidhje me zgjedhjet.

Sekretari i shtypit presidencial rus Dmitry Peskov ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo ndërhyrje zgjedhore nga Moska, duke thënë se akuzat ishin “absolutisht të pabaza”, sipas RIA Novosti.

09:20- Rama uron Donald Trump: Fitore të jashtëzakonshme! Mezi pres të punoj me Presidentin e 47-të

Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump duke u shprehur se kjo ishte një fitore e jashtëzakonshme.

Kreu i qeverisë, i cili ka ndjekur LIVE rezultatin e zgjedhjeve nga zyra e Kryeministrisë, shprehet se ishte nder të punonte së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona.

Ndërsa theksoi se mezi po pret privilegjin për të punuar me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.

“Urime Donald Trump për në këtë fitore të jashtëzakonshme🇺🇸 Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona.

Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm🇦🇱”, shkruan Rama.

09:12- “Do të ndaloj luftërat”- Donald Trump merr urimet e para nga arena ndërkombëtare! Netanyahu: Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri

“Unë do të ndaloj luftërat”, ishte ky një nga zotimet që Donald Trump riktheksoi gjatë fjalimit të tij ku shpalli fitoren si president i Amerikës.

Duke iu referuar presidencës së tij të mëparshme, ai pohon: “Nuk kemi pasur luftëra, për katër vjet nuk kemi pasur luftëra, përveçse kemi mundur ISIS-in. Ne mundëm ISIS-in në kohë rekord, por nuk patëm luftëra. Ata thanë “ai do të fillojë një luftë”. Unë nuk do të filloj luftë, do t’i ndaloj luftërat.”

Ndërsa mbante fjalimin, Trump ka marrë edhe urimet e para nga arena ndërkombëtare. Ka qenë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu që e ka uruar dhe po ashtu kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

“Të dashur Donald dhe Melania Trump, Urime për rikthimin më të madh në histori!

Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës.

Kjo është një fitore e madhe!

Miqësisht, Benjamin dhe Sara Netanyahu”, shkruan kryeministri izraelit.

Ndërsa Orban shkruan në X: “Rikthimi më i madh në historinë politike të SHBA-ve! Urime Presidentit Donald Trump, në fitoren e tij të madhe. Një fitore shumë e nevojshme për Botën!”.

08:44-Donald Trump shpall fitoren e zgjedhjeve dhe falenderon bashkëshorten, e quan Melania Trump “Zonja e Parë” e Amerikës

Donald Trump ka shpallur fitoren, ndonëse nuk i ka arritur ende votat zyrtare të kërkuara të kolegjit zgjedhor.

Ai falënderoi bashkëshorten e tij Melania, duke e quajtur atë Zonjën e Parë.

“Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer,” thotë ai, duke shtuar se “punon shumë për të ndihmuar njerëzit”.

Gjithashtu Trump falenderoi “fëmijët e tij të mrekullueshëm”, duke i përmendur secilin prej tyre teksa qëndrojnë në skenë me të.

 7:55- Donald Trump parashikohet të fitojë fushën e betejës në Pensilvani! Kandidati vetëm 3 vota elektorale larg fitores së presidencës

Sipas projeksioneve, Donald Trump do të fitojë fushën e betejës në Pensilvani.

Kjo do të ishte fitorja më e rëndësishme për ish-presidentin Trump deri më tani. Ai tashmë është tre vota elektorale larg nga fitimi i presidencës.

live amerika votoi per presidentin e ri donald trump drejt shtepise se bardhe minute pas minute cfare po ndodh ne shba

Fushata e Harris e identifikoi Pensilvaninë si një nga tre shtetet e Rust Belt në “rrugën e saj më të qartë për 270 vota elektorale”.

06:44- Trump fiton edhe një tjetër shtet të fushëbetejës pas Karolinës së Veriut! Republikani siguron dhe 16 vota elektorale në Xhorxhia

Donald Trump ka fituar shtetin e dytë të fushëbetejës, Xhorxhian, pasi mori më parë Karolinën e Veriut, duke siguruar dhe 16 vota elektorale.

WhatsApp Image 2024-11-06 at 06.40.48

Sipas New Times, Trump ka siguruar deri më tani 246 vota elektorale, duke e vënë atë edhe më pranë pragut me 270 vota për fitore, ndërsa Harris ka siguruar deri më tani, 210 vota elektorale.

nyt

06:25- Zgjedhjet në SHBA/ Trump siguron 230 vota elektorale, Harris 210! Rezultatet paraprake në shtetet e fushëbetejës

Bazuar në projeksionet e AP, Trump deri më tani ka siguruar 230 vota elektorale dhe Harris 210, të dy në garë për të fituar 270 votat elektorale, që u sigurojnë vendin në Shtëpinë e Bardhë.

AS

Sipas mediave kryesore amerikane, ish-presidenti republikan mbizotëron, në Indiana, Kentucky, Wyoming Missouri, Kansas, Oklahoma, West Virginia, Florida, Alabama, Mississippi, Tennessee, Karolina Jugore dhe Veriore, Dakota Jugore dhe Veriore, Teksas , Luiziana, Arkansas dhe Ohio.

Kujtojmë se Karolina e Veriut ishte një nga shtetet me luhatje kritike, që i siguron kandidatit republikan 16 vota elektorale.

Nga ana tjetër, kandidatja demokrate mbizotëron në Oregon, Vermont, Nju Jork, Nju Xhersi, Massachusetts, Maryland, Illinois, Kolorado, Nju Meksiko dhe në kryeqytetin federal, Uashington.

Përqindjet në 6 shtete të fushëbetejës:

Në Xhorxhia, me 93% të votave të numëruara, Trump kryeson me 50.7% kundrejt 48.4% të Harris.

Në Pensilvani, me 83% të votave të numëruara, Trump kryeson me 51.2% kundrejt 47.7% të Harris.

Në Wisconsin, me 75% të votave të numëruara, Trump kryeson me 50.8% kundrejt 47.6% të Harris.

Në Arizona, me 52% të votave të numëruara, Trump kryeson me 49.8% kundrejt 49.3% të Harris.

Në Michigan, me 44% të votave të numëruara, Trump kryeson me 51.2% ndaj 47% të Harris.

Numërimi në Nevada është ende shumë herët për të bërë ndonjë parashikim, pasi ende ka qendra votimi të hapura.

05:48 – Donald Trump kryeson në shumicën e shteteve të fushëbetejës në rezultatet paraprake! Harris kryeson në Michigan, fiton në Virxhinia dhe New Mexico

Nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve në SHBA deri më tani, të publikuara nga BBC, Donald Trump po tregon kthime të forta në shumicën e shteteve të fushëbetejës.

Ai kryeson në Xhorxhia, Karolinën e Veriut dhe Pensilvani, ku janë numëruar shumica e votave.

Në Arizona dhe Wisconsin, ai është pak përpara, ndërsa më shumë se gjysma e votave janë numëruar në këto dy shtete.

Ndërkohë, Kamala Harris kryeson në Michigan, edhe pse vetëm 32% e votave janë raportuar atje.

Asnjë nga këto shtete nuk ka përfunduar numërimin deri më tani dhe është e rëndësishme të theksohet se gjërat mund të ndryshojnë shpejt pasi numërohen më shumë vota.

WhatsApp Image 2024-11-06 at 05.38.35

Ndërkohë, zëvendëspresidentja Kamala Harris fitoi në Virxhinia, duke shtuar 13 vota elektorale në numërimin e saj.

Fitorja e Harris shënon herën e tretë që Donald Trump humbet shtetin Old Dominion.

Kandidati demokrat për president ka fituar Virxhinian në çdo zgjedhje që nga viti 2008.

Harris fitoi edhe ne New Mexico dhe Uashingtonit, duke shtuar 17 vota elektorale në numërimin e demokratëve.

Ndikimi i Partisë Demokratike në New Mexico është rritur vetëm gjatë dy dekadave të fundit, me ish-Presidentin George W. Bush që ishte republikani i fundit që fitoi shtetin në vitin 2004.

05:35-Fitorja e Trump në Karolinën e Veriut favorizon republikanin drejt pragut me 270 vota elektorale për t’u zgjedhur president

Ish-presidenti Trump ka fituar Karolinën e Veriut, duke e favorizuar për të arritur pragun e 270 votave elektorale, të cilat janë të mjaftueshme për tu zgjedhur President i SHBA.

Trump mund të arrijë numrin magjik duke marrë shumicën në Xhorxhia dhe Pensilvani ose duke fituar në Xhorxhia, Miçigan dhe Wisconsin. Ai gjithashtu mund të fitojë duke mbajtur Wisconsin dhe Arizonën, si dhe kombinime të tjera që përfshijnë Nevadën, shuan AP.

Por kjo do të kërkonte që ai të thyente murin blu të shteteve veriore Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin.

Deri më tani Trump ka 230 vota elektorale, ndërsa Harris 192.

WhatsApp Image 2024-11-06 at 05.34.33

Trump ‘goditi’ Karolinën e Veriut në ditët e fundit të fushatës, duke u ndalur në katër qytete për katër ditë dhe duke përfunduar fushatën e tij në Karolinën e Veriut në Raleigh të hënën.

05:07- Zgjedhjet në SHBA/ Kamala Harris kryeson në Kaliforni, siguron 54 vota elektorale

Kamala Harris kryeson në Kaliforni, duke i dhënë asaj çmimin më të madh deri më tani në zgjedhjet presidenciale, me 54 vota elektorale.

Rezultati në shtetin shumë demokratik ku Harris ka shërbyer më parë si senatore dhe prokurore e përgjithshme amerikane, ishte i pritshëm.

WhatsApp Image 2024-11-06 at 05.12.03

Një kandidat republikan nuk ka fituar një garë presidenciale në shtetin më të populluar të vendit që nga viti 1988, dhe GOP nuk ka konkurruar seriozisht në Kaliforni në zgjedhjet presidenciale që nga viti 2000.

Demokratët e regjistruar i tejkalojnë republikanët në Kaliforni me rreth 2 me 1 dhe partia mban çdo detyrë mbarëkombëtare dhe dominon legjislaturën dhe delegacionin e kongresit.

Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 179 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 214.

Duhen të paktën 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Screenshot 2024-11-06 050405

04:36 –  Rezultatet paraprake, ja si renditen Trump dhe Harris në shtetet e fushëbetejës! Kush kryeson ku

Donald Trump duket se është përpara në tre nga gjashtë shtetet e fushëbetejës, ku rezultatet paraprake janë raportuar deri më tani, në Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Pensilvania.

Ndërkohë, Kamala Harris është përpara në Michigan, megjithëse deri më tani janë numëruar vetëm 19% e votave në atë shtet dhe Arizona, ku janë numëruar gjysma e votave. Ajo është gjithashtu përpara në Wisconsin.

Trump fitoi Karolinën e Veriut në 2016 dhe 2020, ndërsa Joe Biden kishte marrë pjesën tjetër të shteteve të fushëbetejës në vitin 2020, megjithëse me diferenca të ngushta.

Asnjë nga shtetet e fushëbetejës nuk është projektuar deri më tani, që do të thotë se është ende shumë afër për t’u përcaktuar një fitues, pasi këto rezultate po ndryshojnë me shpejtësi çdo minutë.

WhatsApp Image 2024-11-06 at 04.32.32

04:10- Numërohen rreth 80% të votave në Xhorxhia, kush kryeson mes Trump dhe Harris në shtetin “fushëbetejë”

Në Xhorxhia, një nga shtetet që luan një rol kyç në përcaktimin e fituesit në garën presidenciale në SHBA, deri më tani janë numëruar afro 80% e votave.

Hendeku midis Donald Trump dhe Kamala Harris po ngushtohet, megjithëse Trump është ende përpara me 51.9% të votave.

WhatsApp Image 2024-11-06 at 04.08.07

Rezultatet në Gjeorgji po vijnë shpejt në krahasim me shtetet e tjera, sepse ligji i tyre u lejon zyrtarëve zgjedhorë të fillojnë numërimin e fletëvotimeve me postë në orën 07:00 me kohën lokale të ditës së zgjedhjeve, shumë përpara mbylljes së qendrave të votimit.

Këto fletë votimi me postë kanë favorizuar tradicionalisht demokratët, megjithëse Trump duket se ka pasur një paraqitje të favorshme deri më tani.

Në përgjithësi, shteti mbetet shumë herët për të përcaktuar fituesin. Kujtojmë se në vitin 2020, Biden fitoi Xhorxhian me një diferencë të ngushtë prej vetëm 0.23%.

03:45- Fushata për futjen në Kushtetutën e Floridas të ligjit për abortin, dështon përpjekja për “Amendamentin 4”

Përpjekja për të përfshirë të drejtat e abortit në kushtetutën e Floridës, ka dështuar. Sipas mediave amerikane, propozimi i njohur si Amendamenti 4, kërkoi të lejonte abortet në Florida deri rreth javës së 24-të të shtatzënisë.

Sipas një ligji të nënshkruar nga guvernatori Ron DeSantis, abortet në Florida janë të ndaluara pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Amendamenti fitoi mbështetjen e shumicës, por nuk arriti të kalojë pragun prej 60% të kërkuar për t’u bërë ligj shtetëror.

DeSantis është kritikuar për përdorimin e parave të shtetit për të prodhuar reklama kundër Amendamentit 4 dhe gjithashtu ka dërguar letra, duke kërcënuar stacionet televizive shtetërore me akuza penale nëse transmetojnë reklama politike që e mbështesin atë.

Një tjetër amendament që do të kishte legalizuar përdorimin e marijuanës rekreative në Florida gjithashtu dështoi, raporton NBC News.

03:27- Trump kryeson në shtete të forta, Harris merr bastionet blu! Si renditen dy kandidatët për President deri më tani

Ish-presidenti Donald Trump, deri më tani kryeson shtete të forta dhe Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka marrë bastionet blu, bazuar në parashikimet aktuale nga AP.

Shtetet e fushës së betejës mbeten shumë herët për të përcaktuar fituesin në vendin e tyre, pasi në disa prej tyre, porcesi i votimi u mbyll më vonë sec ishte parashikuar.

Deri më tani, Kamala Harris ka 99 vota elektorale, ndërsa Trump ka 177 vota elektorale.

rrrr

kujtojmë se secilit kandidat i duhen 270 vota elektorale për të fituar presidencën.

03:08- Drejt mbylljes votimet në 15 shtete, përfshirë ato të fushëbetejës! Sa vota elektorale ka Arizona, Michigani dhe Wisconsin

Janë drejt mbylljes qendrat e votimit në disa shtete, duke përfshirë  shtetet kyçe të betejës, si Arizona, Michigan dhe Wisconsin.

Vendvotimet po mbyllen gjithashtu në Teksas dhe Nju Jork, ku një numër i madh votash elektorale janë në numëruar.

Ja ku po mbyllen qendrat e votimit dhe votat elektorale në secilin shtet:

  1. Arizona: 11
  2. Kolorado: 10
  3. Iowa: 6
  4. Kansas: 6
  5. Luiziana: 8
  6. Michigan: 15
  7. Minesota: 10
  8. Nebraska: 5
  9. New Mexico: 5
  10. Nju Jork: 28
  11. Dakota e Veriut: 3
  12. Dakota e Jugut: 3
  13. Teksas: 40
  14. Wisconsin: 10
  15. Wyoming: 3

Kandidatëve presidencialë u nevojiten të paktën 270 vota elektorale për të fituar presidencën.

Më shumë për peizazhin politik në Arizona, Michigan dhe Wisconsin

Fitorja e Joe Biden në Arizona katër vjet më parë ishte diferenca më e afërt e votave në vend – 10,457 vota. Katër vjet më vonë, shteti i Grand Canyon mbetet një fushë beteje kyçe në fletëvotim.

Biden e ktheu Michiganin pasi Donald Trump fitoi shtetin në 2016 si republikani i parë që e bëri këtë që nga viti 1988. Nga shtetet më konkurruese, Michigan ishte ai që Biden fitoi më komod, me më shumë se 150,000 vota dhe gati tre pikë përqindjeje.

Në katër nga gjashtë zgjedhjet e fundit presidenciale, Wisconsin është vendosur me më pak se një pikë përqindje në nivel presidencial. Në vitin 2016, Trump fitoi Wisconsin me 0.7 pikë përqindjeje.

Në vitin 2020, Joe Biden e ktheu shtetin, duke fituar me 0.6 pikë përqindjeje. Katër vjet më vonë, Kamala Harris dhe Trump janë gati për një kthese tjetër edhe një herë.

02:54- Projeksionet e para/ Trump 101, Harris 71 vota elektorale, ja shtetet ku kryesojnë

Sipas rezultateve paraprake, të raportuara nga New York Times, kandidati republikan, Donald Trump, renditet deri më tani me 101 vota të Kolegjit Zgjedhor, ndërsa kandidatja demokrate, Kamala Harris, 71.

tttt

Për t’u shpallur president, kandidati duhet të fitojë së paku 270 vota nga gjithsej 538 sa ka Kolegji Zgjedhor.

Kamala Harris fitoi edhe në Delaware dhe  Nju Xhersi, ndersa Donald Trump edhe në Florida e Arkansas.

Harris është ende e favorizuar për të fituar New Hampshire dhe Virginia, dy shtete me prirje demokratike.

Donald Trump ka mundur të fitojë në disa shtete, përfshirë këtu:

Indiana me 62,5% të votave(11 vota elektorale)

West Virginia me 63% të votave(4 vota elekorale)

Kentaki 65,7% të votave(8 vota elektorale)

Tenesi me 81,4% (11 vota elektorale)

Karolina e Jugut me 58,2% të votave (9 vota elektorale)

Misisipi me 6 vota elektorale

Oklahoma me 73,1% të votave (7 vota elektorale)

Alabama me 9 vota elektorale dhe Florida me 55,8% të votave (30 vota elektorale)

Ndërsa Harris ka fituar në:

Vermont me 68,8% të votave(3 vota elektorale)

Masaçusets me 11 vota elektorale

Maryland me 10 vota elektorale.

02:31- Kryeson në rezultatet paraprake, Trump: Nëse fitojmë Pensilvaninë, kemi fituar gjithçka

Teksa ka nisur procesi i votimit në SHBA, ish-presidenti Donald Trump, ka deklaruar se nëse ai fiton Pensilvaninë, një shtet kyç në këtë garë, ai do të fitojë gjithçka.

Trump mori pjesë në një emision radiofonik në Filadelfia, ku vazhdoi t’i nxiste votuesit republikanë të qëndrojnë në radhët e votimit.

“Ne fitojmë Pensilvaninë, ne fitojmë gjithçka,” tha Trump për Rich Zeoli Show në Talk Radio 1210 WPHT të Philadelphia.

“Ne do ta bëjmë këtë vend më të madh se kurrë më parë, por ju duhet të qëndroni në linjë. Dhe mos lejoni që ata t’ju ngadalësojnë. Ju keni një të drejtë ligjore absolute dhe merrni atë votë sepse nëse fitojmë Pensilvaninë, nëse fitojmë Commonëealth-in e vjetër, ne do të fitojmë të gjithë. Ne fitojmë gjithçka”, tha Trump.

Ai tha se pyetja e madhe është nëse ai mund të mbledhë më shumë mbështetje në Filadelfia, e cila ka qenë një bastion i demokratëve.

02:13- Gara e ngushtë në SHBA/ Donald Turmp kryeson me 105 vota elektorale, Kamala Harris 72

Sipas parashikimeve më të fundit, ish-Presidenti Donald Trump ka fituar edhe në shtetet Mississippi, Alabama, Oklahoma, Tennessee dhe Florida, ndërsa Nënpresidentja Harris ka fituar në shtetet Merilend, Connecticut, Massachusets dhe Rhode Island.

672ac317ab42eharta

Foc News raporton se deri tani në 19 shtete të parashikuara, Donald Trump ka 105 vota elektorale, kundrejt 72 të Kamala Harris.

Kjo e fundit është drejt marrjes edhe të votave elektorale në New Hampshire.

01:39- Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllet votimi në tre shtete të fushëbetejës, Donald Trump kryeson në Virxhinia

Janë mbyllur qendrat e votimit në shtetet e fushëbetejës, në zonat e Karolinës së Veriut, si dhe në Ohio dhe Virxhinia Perëndimore, ku Trump ka kryesuar në këtë të fundit.

WhatsApp Image 2024-11-06 at 01.36.15

Në orën 19:30 me orën amerikane, qendrat e votimit u mbyllën në Karolinën e Veriut, e cila nuk ka mbështetur një kandidat demokrat që nga viti 2008, por ekipi i Kamala Harris beson se ajo mund të ketë një shans për ta fituar këtë vit.

Votimi u mbyll gjithashtu në Virxhinia Perëndimore me ngjyrë të kuqe të thellë, ku kryeson Trump.

Demokratet kanë shpresë për Ohajon, ku senatori demokrat Sherrod Brown po kandidon për rizgjedhje në një shtet që është bërë gjithnjë e më republikan vitet e fundit.

Këto janë votat elektorale në çdo shtet:

Karolina e Veriut: 16

Ohio: 17

Virxhinia Perëndimore: 4

01:09- Dalin rezultatet e para, Trump kryeson në Indiana dhe Kentaki

Rezultati i numërimit të votave në shtetet Indiana dhe Kentaki, ka treguar një avantazh të dukshëm për ish-presidentin Donald Trump, i cili ka marrë një shumicë të konsiderueshme në këto dy shtete.

Trump ka fituar Kentakin dhe Indianën me 8 dhe 11 vota elektorale, ndërsa Kamala Harris fiton Vermontin dhe 3 vota elektorale te saj.

WhatsApp Image 2024-11-06 at 01.10.02 (1)

WhatsApp Image 2024-11-06 at 01.10.58

Votat elektorale do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale mes Harris dhe Trump. Janë gjithsej 538 vota elektorale dhe një kandidat duhet të marrë të paktën 270 për t’u zgjedhur.

WhatsApp Image 2024-11-06 at 01.10.02

23:25- Demokracia dhe ekonomia, çështje prioritare për votuesit amerikan! Publikohen të dhënat e para nga sondazhet, ja ku renditet aborti

Gjendja e demokracisë, është renditur çështja më të rëndësishme për amerikanët kur vendosin se për kë të votojnë si president.

Sipas exit poll-eve të para në SHBA, rreth një e treta e njerëzve të pyetur thanë se gjendja e demokracisë ishte shqetësimi i tyre kryesor, nga pesë opsionet e dhëna. Ekonomia renditet e dyta, me tre në dhjetë zgjedhës që e kanë zgjedhur atë.

Sipas këtyre të dhënave paraprake, aborti dhe emigracioni ishin çështjet e radhës më të rëndësishme dhe politika e jashtme ishte opsioni më pak i zgjedhur.

Ekonomia ka qenë më parë në krye të listës së çështjeve që motivojnë votuesit dhe është renditur e para në exit poll për çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 2008. Ajo mbetet brenda kufirit të gabimit.

Këto janë shifra të hershme dhe ka të ngjarë të ndryshojnë pasi votimet në exit poll janë ende të hapura në të gjithë vendin.

22:42- “Letrat do i çonte në Kongres”- Një person u arrestua në Kapitol, policia amerikane: Në çantë kishte armë, shishe me benzinë dhe…

Shefi i policisë së Kapitolit, J Thomas Manger, në një deklaratë për mediat në Uashington DC, ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e një personi të armatosur në qendrën e vizitorëve të Kapitolit.

Ai tha se arrestimi i tij u bë rreth orës 12:20 me orën lokale, teksa u pa nga forcat e sigurisë futur në çantën e shpinës diçka në formën e një arme zjarri dhe dy shishe.

“Ndërsa burri po qëndronte aty, një nga oficerët vuri re një erë të dobët benzine. Era ishte shumë më e fortë në çantën e shpinës dhe dukej se një shishe që përmbante një substancë, për të cilën policia beson se ishte ose benzinë ​“, tha ai.

Sipas shefit të policisë, personi në fjalë u vë në pranga dhe në çantën e tij gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë, një çakmak normal dhe një tjetër pajisje më e sofistikuar për ndezjen e zjarrit

Gjithashtu në çantën e tij u gjetën dhe artikuj të tjerë. Burri kishte në çantë disa dokumente, për të cilat u tha oficerëve se qëllimi i tij ishte t’i dorëzonte ato në Kongres.

Manger tha se policia është ende duke u përpjekur të përcaktojë nga ka ardhur ai dhe cilat ishin qëllimet e tij.

“Hetimi është në vazhdim dhe burri është në paraburgim”, tha Mange.

22:04- Kërcënimet me bomba në disa shtete amerikane, FBI: E kanë origjinën nga domenet ruse

FBI thotë se kërcënimet me bomba në vendet e votimit në disa shtete duket se kanë origjinën nga domenet ruse të postës elektronike.

FBI vuri në dukje se asnjë nuk ishte përcaktuar të ishte kërcënim i besueshëm.

“FBI është në dijeni të kërcënimeve me bomba në vendet e votimit në disa shtete, shumë prej të cilave duket se kanë origjinën nga domenet ruse të postës elektronike. Asnjë nga kërcënimet nuk është përcaktuar të jetë i besueshëm deri më tani”, thuhet në deklaratën e agjencisë.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane po shqyrtojnë një llogari emaili duke përdorur një domen rus të internetit si burim i mundshëm i kërcënimeve me bombë jo të besueshme të bëra në ditën e zgjedhjeve në Xhorxhia.

20:50-Gara presidenciale në SHBA/ Kur dhe si do të numërohen votat e zgjedhjeve amerikane?

Rezultatet e zgjedhjeve nuk do të jenë zyrtare derisa votat të numërohen dhe verifikohen, të cilat mund të duhen ditë për t’u përfunduar plotësisht në disa raste.

Në shtetet e fushëbetejës, procesi do të shqyrtohet shumë. Trump tashmë po vë në dyshim besueshmërinë e shumë prej proceseve të tyre të votimit dhe ai sfidoi rezultatet e shumë prej votave të tyre në gjykatë në vitin 2020.

Ja çfarë duhet të dini për votimin në 2024.

Kur fillon numërimi i votave dhe sa kohë do të zgjasë?

Votimet e para do të fillojnë të mbyllen në orën 18:00 EST (23:00 GMT) të martën, por numërimi i votave do të shtrihet shumë përtej asaj kohe.

Në shumicën e rasteve, mund të duhen javë për të arritur një numër zyrtar, pjesërisht për shkak të rregullave shtetërore.

Kush e bën numërimin?

Numërimi, gjithashtu, ndryshon nga vendi në vend dhe varet nga pajisjet e përdorura.

Disa qarqe “fusin” fletëvotimet në skanerë, ndërsa të tjerë mund të përdorin sisteme me ekran me prekje ose pajisje për shënimin e fletëvotimeve për të regjistruar votat.

Çfarë mund të ngadalësojë procesin?

Numërimi mund të ngadalësohet nga ndërprerjet, sfidat ligjore ose ndërlikimet rreth fletëvotimeve të përkohshme.

Tashmë janë ngritur një sërë sfidash ligjore.

Kur do të bëhej rinumërimi?

Çdo shtet ka procedurën e vet për rinumërimet dhe çfarë mund t’i shkaktojë ato.

Në shtetet e fushëbetejës së Pensilvanisë dhe Miçiganit, rinumërimet ndodhin automatikisht kur numri i votave të marra nga secili kandidat është veçanërisht i afërt.

20:06- Shënohen incidentet e para gjatë zgjedhjeve në SHBA, një person i armatosur arrestohen pranë Kapitolit

Policia në SHBA-së thotë se ka arrestuar një burrë që “mbante erë karburanti” dhe kishte një “armë zjarri” në qendrën e vizitorëve të Kapitolit në Uashington DC.

Në një postim në X, policia thotë se burri u ndalua gjatë procesit të shqyrtimit në qendër.

“Personi mbante erë karburanti, kishte një pishtar dhe një armë zjarri”, thuhet në postim.

Qendra është e mbyllur për turne sot, ndërsa policia ka nisur hetimet, thuhet ndër të tjera në reagim.

Policia gjithashtu thotë se do të japë më shumë informacion kur të jetë e mundur.

Kapitoli i SHBA është vendi ku ulet Kongresi, krahu legjislativ i qeverisë federale.

18:22-Paralajmërime për sulme terroriste në qendrat e votimit? FBI qetëson amerikanët: Videoja që po qarkullon është lajm i fabrikuar

Ndërsa votuesit po hedhin votat e tyre në SHBA, Byroja Federale e Hetimit (FBI)  ka lëshuar një deklaratë në lidhje me dy video të rreme që qarkullojnë.

E para është “një klip lajmi i fabrikuar që pretendon të jetë një paralajmërim për sulm terrorist i lëshuar nga FBI”.

Agjencia deklaron se, videoja e cila thotë se amerikanët duhet të “votojnë nga distanca” për shkak të një kërcënimi të lartë të terrorizmit në qendrat e votimit, “nuk është autentike dhe nuk përfaqëson me saktësi qëndrimin aktual të kërcënimit ose sigurinë e vendndodhjes së votimit”.

Një video e dytë e rreme përmban një “deklaratë të fabrikuar për shtyp të FBI“, e cila pretendon se menaxhimi i pesë burgjeve në shtetet kryesore të Pensilvanisë, Xhorxhias dhe Arizonës “ka manipuluar votimin e të burgosurve dhe ka bashkëpunuar me një parti politike”.

“Kjo video gjithashtu nuk është autentike dhe përmbajtja e saj është e rreme,” thotë FBI.

Agjencia shton se integriteti i zgjedhjeve është një nga prioritetet e saj më të larta dhe po punon me zbatimin e ligjit vendas “për t’iu përgjigjur kërcënimeve zgjedhore dhe për të mbrojtur komunitetet tona ndërsa amerikanët ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”.

“Përpjekjet për të mashtruar publikun me përmbajtje të rreme në lidhje me vlerësimet dhe aktivitetet e kërcënimeve të FBI-së synojnë të minojnë procesin tonë demokratik dhe të gërryejnë besimin në sistemin zgjedhor”, thuhet në deklaratë.

“FBI i inkurajon të gjithë të kërkojnë informacione për zgjedhjet dhe votën nga burime të besueshme, siç është zyra juaj e zgjedhjeve lokale.”

18:00- “Kam dëgjuar që po ecim mirë”- Donald Trump dhe bashkëshortja e tij hedhin votën në kuti: Ndihem i sigurt, hymë në zgjedhje me një epërsi të madhe (FOTOLAJM)

Donald Trump ka mbërritur për të votuar në Palm Beach pranë shtëpisë së tij, së bashku me gruan e tij, Melania.

I veshur me një kapele të kuqe, ish-presidenti ndalon të flasë për mediat dhe thotë: “Kam qenë shumë i nderuar që kam kuptuar se radhët janë të gjata, radhët konservatore, ato republikane janë shumë të gjata”.

live amerika votoi per presidentin e ri donald trump drejt shtepise se bardhe minute pas minute cfare po ndodh ne shbaAi vazhdon duke thënë se ata u kthyen në Florida “shumë vonë mbrëmë” pas “katër mitingjeve të pabesueshme” dhe shton: “Kam dëgjuar se po ecim shumë mirë”.

Trump shtoi duke thënë se ndihet “shumë i sigurt” për shanset e tij në këto zgjedhje, duke thënë se ai hyri në ditën e zgjedhjeve sot “me një epërsi shumë të madhe“.

17:43- Zgjedhjet në SHBA/ Mesazhi i Biden për votuesit: Bëni histori, shkoni votoni!

“Bëni histori”, ky është mesazhi i Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë për votuesit për zgjedhjet amerikane, të cilat shfaqen si një garë e ethshme mes dy kandidatëve, Kamala Harris demokrate dhe Donald Trump republikan.

Presidenti amerikan u ka bërë thirrje njerëzve që të votojnë për Kamala Harris si pasuese të tij.

“Shkoni votoni”, shkruan ai në postimin e tij në X.

17:13- Zgjedhjet në SHBA/ Kandidatët presidencialë thirrje amerikanëve të votojnë. Harris: Rishkruajmë një kapitull tjetër të historisë! Trump: Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish!

Ndërsa votimi ka nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për zgjedhjen e presidentit të ri të Amerikës, kandidatët Kamala Harris dhe Donald Trump, u bëjnë thirrje amerikanëve të ushtrojnë të drejtën e tyre duke votuar.

Harris, në një postim ku shfaqet me Tim Watz, shkruan:  “Trokitni në dyer. Thirrni votuesit. Kontaktoni miqtë dhe familjen. Së bashku, ne do të shkruajmë kapitullin tjetër të historisë më të madhe të treguar ndonjëherë.”

live amerika votoi per presidentin e ri donald trump drejt shtepise se bardhe minute pas minute cfare po ndodh ne shbaNdërsa Trump shkruan: “Tani është zyrtarisht DITA E ZGJEDHJEVE! Kjo do të jetë dita më e rëndësishme në historinë amerikane. Entuziazmi i votuesve është i madh sepse njerëzit duan ta bëjnë Amerikën sërish të madhe. Kjo do të thotë se radhët do të jenë të gjata! Kam nevojë që ju të jepni votën tuaj, pavarësisht sesa duhet të prisni. QËNDRONI NË RADHË!

Demokratët Radikalë Komunistë duan që ju të mblidhni gjërat dhe të shkoni në shtëpi. Së bashku, ne do të kemi një fitore të jashtëzakonshme dhe do ta bëjmë AMERIKËN SËRISH TË MADHE!”

14:15- Amerikanët zgjedhin sot presidentin e 47-të! VOA: Garë e ngushtë! Harris e Trump kanë mbledhur ekipe të mëdha avokatësh për beteja ligjore, nëse s’do të ketë fitues të qartë

Anketat në prag të ditës së zgjedhjeve flasin për një garë të ngushtë, veçanërisht në një grup shtetesh fushëbetejë, që do të jenë çelësi për të vendosur fituesin.

Të dy kandidatët mbajtën fjalimet e tyre të fundit para votuesve të hënën në të njëjtën pjesë të Pensilvanisë, afërsisht në të njëjtën kohë, duke kaluar ditën e fundit të fushatës presidenciale në një shtet që mund të jetë vendimtar në zgjedhjet e sotme.

13:58 –FOTOLAJM/ Me kafe në dorë, qytetarët amerikanë në radhë për të votuar për Presidentin e ardhshëm

Shumica e shteteve amerikane kanë hapur qendrat e tyre të votimit, ku qytetarët presin në radhë për të votuar.  Në Filadelfia, Pensilvani shihen rreth 50 qytetarë, të cilët janë në radhë, ndërsa për të shmangur të ftohtin e mëngjesit në dorë mbajnë filxhanin e kafes, shkruan BBC.

12:30 –Harris dhe Trump reagojnë pas hapjes së kutive të votimit! Ja mesazhet që përcjellin dy kandidatët për President të SHBA

Kandidatja demokrate, Kamala Harris ka shpërndarë postimin e saj të parë në platformën X që kur u hapën qendrat e votimit në SHBA. “Amerikë, ky është momenti për të bërë zërin tuaj të dëgjohet”, thotë nënkryetari aktual.

Kundërshtari i saj, Donald Trump, nuk ka postuar që nga hapja e sondazheve, por tha në platformën e tij “Truth Social”: Është koha për të dalë për të votuar- kështu që se bashkë, mund ta bëjmë Amerikën së madhe sërish!!!”

12:11 Gara e ashpër presidenciale mes Trump dhe Harris, ja data e inaugurimit të Presidentit të ri! Çfarë duhet të dini për ceremoninë e betimit

Ndërsa presim që të dalin rezultatet e garës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë duhet të dini për Ditën e Inaugurimit.

Ceremonia e ardhshme e inaugurimit do të mbahet të hënën, më 20 janar 2025.

Betimi i Presidentit të ri do të zhvillohet në ndërtesën e Kapitolit të SHBA në Uashington DC.

11:46 – Yjet e Hollywoodit që mbështesin Donald Trump dhe Kamala Harris, si do të ndikojë influenca e tyre tek votuesit

Shumë figura të njohur në SHBA kanë dalë në mbështetje të kandidatëve për president, por se çfarë efekti kanë ata tek votuesit ka debate të shumta.

10:45 – Paralajmërimi i Inteligjencës amerikane: Rusia kërkon të minojë besimin në zgjedhje

Shefat e inteligjencës amerikane po paralajmërojnë se “kundërshtarët e huaj” – përfshirë Rusinë – po kryejnë operacione për “minimin e besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve në SHBA dhe për të nxitur përçarje midis amerikanëve”, raporton BBC.

10:03- Në pritje të rezultateve të votimit/ Ku do ta kalojnë ditën sot dy kandidatët, Donald Trump dhe Kamala Harris?

Donald Trump dhe Kamala Harris mbajtën fjalimet e tyre të fundit para votuesve mbrëmë vonë pas një fushatë të gjatë elektorale, me tubime, intervista e reklama.  Harris do të jetë sot në Uashington DC duke marrë pjesë në intervista në radio, raporton CNN. Ndërkohë, Trump pritet të mbajë një festë natën e zgjedhjeve në West Palm Beach, Florida.

08:48-  Numërohen votat e para në SHBA/ Mes Trump dhe Harris, ja kë kanë zgjedhur qytetarët për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë

Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump ndanë nga tre vota secili në fshatin e vogël të Dixville Notch në New Hampshire. Ky fshat është i parë që nisi dhe mbyll ditën e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

08:15- Gara “kokë më kokë” mes Trump dhe Harris! Kur do ta zbulojmë se kush i ka fituar zgjedhjet në SHBA?

Në disa gara presidenciale, fituesi është shpallur vonë natën e zgjedhjeve, ose herët në mëngjes. Këtë herë, gara mund të nënkuptojë që mediat duhet të presin më gjatë përpara se të parashikojnë se kush ka fituar.

08:04- Sot Amerika voton, garë e ngushtë për presidencën e SHBA-së! Trump pretendon se demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet

Sot Amerika voton dhe duket se gjithë bota po pret me kërshëri emrin e fituesit që do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë.  Votimet mbyllen sot në mbrëmje, por gjasat janë që ne nuk mund të dimë se kush nga kandidatët, Donald Trump apo Kamala Harris ka fituar, edhe pas disa ditësh zgjedhje. Gara në zgjedhjet elektorale në SHBA është shumë e ngushtë. Të dy kandidatët po bëjnë fushatë për çdo votë dhe kanë vendosur që të zhvillojnë aktivitete në shtetet më të rëndësishme që pritet të vendosin fatin e zgjedhjeve.

08:00 SHBA do të ketë Presidenten e parë grua apo një rikthim të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë? Çfarë tregojnë sondazhet zgjedhore, ja cili nga kandidatët kryeson

live amerika votoi per presidentin e ri donald trump drejt shtepise se bardhe minute pas minute cfare po ndodh ne shba

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →