Bota Sport

LIVE AUSTRI-TURQI/ Një gol i shpejtë dhe ritëm i çmendur, mbyllet pjesa e parë e ndeshjes (VIDEO)

live austri turqi nje gol i shpejte dhe ritem i cmendur mbyllet pjesa e pare e ndeshjes video



































Dueli i sotëm mes Austrisë dhe Turqisë mbyll fazën e parë me eliminim direkt në Euro 2024 dhe vulos emrat e 8 çerekfinalisteve të turneut.

sadasdsadsadsadsadsa

Dy skuadrat në fjalë kanë bërë paraqitje mjaft të mirë në fazën në grupe, sidomos Austria e cila fitoi grupin e vet në të cilën ishin pjesë edhe Franca dhe Holanda. Por edhe Turqia shihet si një skuadër e cila falë talenteve të reja që ka, mund të kërkojë të bëjë surprizën në këtë Europian, ku ndiqet një numër i madh tifozësh.

Arnautoviç udhëheq sulmin austriak në ndeshjen e sotme, ndërsa në radhët e ekipit turk, ka hapësira nga minuta e parë për dyshen e talenteve Gyler-Jilldiz.

LIVE AUSTRI-TURQI 1-2

66′ Gregoritsh / 1’, 59′ Demiral

66’ GOOOL AUSTRIA! Një goditje nga këndi sjelle dhe golin austriak, ku Gregoristsh bën devijimin e fundit duke çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

64’ Grilitsh dhe Vober hyjnë në fushë në vend të Lainhart dhe Lainer në radhët e Austrisë.

NGJARJET KRYESORE

59’ GOOOL TURQIA! Pas një goditje nga këndi, Demiral me kokë shënon përsëri në portën austriake duke dyfishuar shifrat. (VIDEO)

58’ Jykshek i lë vendin në fushë Ozçan në radhët e Turqisë.

53’ Laimer ia del të hyjë në zonë dhe të gjuajë por duke rrëshqitur në momentin e fundit pa shenjestruar siç duhet portën. (VIDEO)

51’ Posh pason për Arnautoviç duke e nxjerrë të vetëm para Gynok, sulmuesi gabon dhe ndalet nga gardiani i Turqisë. (VIDEO)

50’ Harkim në zonë nga e djathta e sulmit, Grilitsh me kokë gjuan pa gjetur portën.

46’ Pjesa e dytë nis me Pras dhe Grilitsh në fushë në radhët e Austrisë në vend të Shmid dhe Muene.

45’+1’ Mbyllet me avantazhin turk pjesa e parë.

45’+1’ Një pasim i shpejtë nga e djathta e sulmit austriak sjell devijimin e Baumgartner para portës, por ai nuk gjen dot katërkëndorin. (VIDEO)

45’ Jillmaz nga e majta harkon në zonë, topi shkon në duart e portierit austriak.

42’ Edhe Jykshek përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.

38’ Shmid ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Kadioglu.

33’ Sabitzer mundohet të gjejë golin me një gjuajtje nga jashtë zonës, Demiral bllokon goditjen e tij.

26’ Jillmaz bën një aksion spektakolar në krahun e djathtë, duke kaluar dy lojtarë, por harkimi i tij në anën tjetër për Jilldiz nuk arrin në destinacion.

25’ Goditje këndi për Turqinë, Demiral me kokë nuk arrin të kthejë topin drejt rrjetës duke e çuar mbi traversë.

19’ Bie disi ritmi i shpejtë i minutave të parë, por tashmë është Austria në kontroll të manovrës, duke kërkuar barazimin.

14’ Gyler nga e djathta krijon përsëri panik me një pasim në qendër, ku Danso largon me vështirësi.

12’ Sabitzer tenton me një goditje dënimi por nuk kalon dot murin mbrojtës.

11’ Kokçy ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një aksion të rrezikshëm të skuadrës austriake.

5’ Austria i afrohet barazimit me Shmid i cili fut një top në qendër, ndërsa Demiral shpëton portën e tij me një devijim para Baumgartner. (VIDEO)

3’ Baumgartner niset me shpejtësi drejt zonës turke dhe lëshon një gjuajtje të fortë që përfundon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

1’ GOOOL TURQIA! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, portieri austriak shmang autogolin, por jo gjuajtën e Demiral i cili çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

1’ Nis dueli.  

FORMACIONET ZYRTARE

saddsadsadasdasdasdsasda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts