Bota Sport

LIVE EGNATIA-VIKINGUR/ Rrogozhinasit e pafat! Një autogol me devijim të dyfishtë u jep avantazhin miqve (VIDEO)

live egnatia vikingur rrogozhinasit e pafat nje autogol me devijim te dyfishte u jep avantazhin miqve video





































Egnatia kërkon sot të sigurojë kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës, për të vazhduar rrugëtimin që ka si objektiv kalimin në fazën në grupe të turneut.

egnatia

Kampionët e Shqipërisë kanë mundur në transfertë me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë Vikingur, kampionen e Islandës dhe shpresojnë që të administrojnë e pse jo, thellojnë këtë avantazh të rëndësishëm të siguruar.

Rrogozhinasve u është kthyer në dispozicion Zejnullai, i cili ka mbaruar pezullimin pas ndeshjes në Ligën e Kampioneve kundër Borac Banja Luka. Ai është i rreshtuar mes titullarëve sot, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Lushkjen i cili është ende në stol.

LIVE EGNATIA-VIKINGUR 0-1

28′ (ag) Dulis

NGJARJET KRYESORE

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Sigurpalson është futbollisti i radhës i miqve që ka mundësinë të gjuajë në portë, por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

44’ Djuriç ka mundësinë e artë për të shënuar golin e dytë, por gabon i vetëm para katërkëndorit të Dabjanit duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)

42’ Punijed del i dëmtuar nga fusha e lojës, Djuricc merr vendin e tij në radhët e Vikingur.

41’ Ingimundarson ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në të majtën e sulmit.

40’ Mundohet të reagojë Egnatia me një goditje dënimi në zhvillimin e të cilës Fangaj gjuan me kokë, por çon topin në duart e portierit. (VIDEO)

35’ Andrason tenton nga distanca të gjejë golin e radhës, sfera kalon mbi traversën e Dabjanit. (VIDEO)

28’ Egnatia e pafat! Një gjuajtje e Pordarson devijohet fillimisht nga Malota e pastaj nga Dulis, për t’u ndalur pas krahëve të Dabjanit. (VIDEO)

23’ Sulm i shpejtë i Kasës në krahun e djathtë, gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtësit.

20’ Pordarson provon nga distanca, Dabjani pret në dy kohë. (VIDEO)

16’ Drame nga e majta merr fundoren, pasimi i tij devijohet në këndore.

15’ Një pasim i gabuar mbrapa nuk shfrytëzohet nga Xhoel, i cili ndalet nga mbrojtja kundërshtare teksa mund të nisej i vetëm drejt portës.

10’ Një top në thellësi për Drame në të majtën kthehet me vështirësi me kokë te portieri nga një mbrojtës i Vikingur.

9’ Miqtë kanë iniciativën në minutat e para, duke kërkuar të vendosin baraspeshën në bilancin e përgjithshëm të kualifikimit.

6’ Punied mundohet të gjejë golin me një gjuajtje ballore nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në Shkodër.

FORMACIONET ZYRTARE

dfggfdgfddgfdfgdgfdgfgdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts