LIVE FRANCË-POLONI/ Konsumohen minutat e para në Dortmund, francezët më kërkues por ende asnjë gol i shënuar

live france poloni konsumohen minutat e para ne dortmund francezet me kerkues por ende asnje gol i shenuar

































Franca do të përballet kundër Polonisë në Dortmund, takim i vlefshëm për Grupin D të Kampionatit Europian 2024.

Capture

Francezët vijnë në këtë takim, pas barazimin pa gola kundër Holandës dhe fitores minimale 1-0 kundër Austrisë.

Ata kanë grumbulluar gjithsej 4 pikë dhe synojnë të marrin një tjetër fitore sot që të mund të kryesojnë grupin. Mbape do të detyrohet të mbajë përsëri maskë por të paktën është në urdhrat e trajnerit Deshamp dhe është i gatshëm të luaj.

Polonia është pothuajse e eliminuar nga kompeticioni edhe pse jo akoma zyrtarisht. Polakët kanë pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para dhe nuk kanë grumbulluar asnjë pikë. Levandoski me shoku do të duhet të fitojnë sot me shifra të thella dhe të shpresojnë në një kombinim rezultatesh që të mund të kalojnë në fazën tjetër.

Capture

REZULTATI LIVE | FRANCË-POLONI 0-0

NGJARJET KRYESORE

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në Dortmund. 

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

45′ Barkola jep një pasim me thembër për Mbapenë i cili del i vetëm përballë portierit Skorupski, por përsëri ky i fundit del fitimtari i duelit. (VIDEO)

44′ Teo Hernandez merr krahun e majtë dhe provon pasimin për Dembelen në shtyllën e dytë por Zalevski largon topin.

42′ Mbape depërton bukur midis mbrojtjtes polake nga krahu i majtë i zonës me Barkolan që i jep një top dhe e nxjerr përballë portierit, por ky i fundit bën një ndërhyrje vendimtare dhe largon topin. (VIDEO)

38′ Tçuameni provon goditjen me të djathtën nga distanca por devijohet nga mbrojtja polake dhe shkon jashtë.

34′ Krosim për Levandoskin në zonë, polaku provon goditjen me kokë por topi shkon jashtë.

29′ Staron sërish ndeshja.

26′ Gjyqtari urdhëron pushim për t’u qetësuar lojtarët dhe pirë ujë.

23′ Polakët provojnë me forca të pakta përpara, nuk janë në gjendje të tregohen të rrezikshëm.

19′ Franca niset në kundërsulm, Kante ka topin në zotërim dhe pason në krahun e djathtë te Dembele, ky i fundit provon goditjen por pritet mrekullisht nga portieri polak.

15′ Topi korrombolohet në zonën franceze dhe shkon në këmbët e Urbanskit, i cili godet por ishte gjuajtje qendrore dhe shkon direkt në duart e Menja.

11′ Teo Hernandez merr krahun e majtë dhe i drejtohet zonës, provon goditjen tokazi por portieri polak e pret me këmbë.

9′ Francezët vazhdojnë të kenë kontrrollin e topit, provojnë të dalin përpara.

6′ Zielinski provon goditjen nga distanca, por Menja kontrrollon pa probleme.

4′ Barkola merr krahun e majtë dhe provon krosimin në zonë por topi largohet nga polakët në goditje këndi.

1′ Starton ndeshja në Dortmund.

FORMACIONET ZYRTARE

FRANCA (4-3-3): Menja; Hernandez, Saliba, Upamekano, Kunde; Rabio, Kante, Tçuameni; Barkola, Mbape, Dembele | Trajner: Didier Deshamp

POLONIA (3-4-3): Skorupski; Bednarek, Davidovicz, Kivior; Frankovski, Moder, Zielinski, Zalevski; Szymanski, Levandovski, Urbanski | Trajner: Mishel Provierz

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co