LIVE GJEORGJI-SHQIPËRI/ Rasti i artë për të thelluar diferencën, gjuajtja e Bajramit kalon mbi traversë (VIDEO)

live gjeorgji shqiperi rasti i arte per te thelluar diferencen gjuajtja e bajramit kalon mbi traverse video





































Shqipëria luan sot në orën 18:00 përballë Gjeorgjisë. Një ndeshje që vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve. Të dyja përfaqësueset vijnë pas humbjeve në sfidat e fundit, tri ditë më parë.

bandicam-2024-10-14-17-55-43-687

Së fundmi janë publikuar dhe formacionet zyrtare. Silvinjo ka surprizuar në këtë sfidë pasi vjen me tre ndryshime nga ndeshja e fundit në Çeki. Mbrojtja është reparti më i prekur ku trajneri brazilian ka vendosur të ulë në stol Elseid Hysajn dhe Marash Kumbullën.

Në sulm debuton për herë të parë Indrit Tuci. 24-vjeçari ka marrë vendin e Mirlind Dakut. Kapiten për këtë takim te kuqezinjtë është mbrojtësi Ismajli.

LIVE GJEORGJI-SHQIPËRI 0-1
48′ Asllani

NGJARJET KRYESORE

90’+2’ Mitaj ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+1’ Kiteishvili provon nga jashtë zonës, sfera shkon mbi traversën e portës së Strakoshës. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Kvaratskhelia tenton me një goditje dënimi ballore, Seferi në mur bllokon sferën.

85’ Kiteishvili tenton nga jashtë zonës, sfera shkon larg katërkëndorit të Strakoshës.

81’ Tsitaishvili merr vendin e Lokoshvilit në radhët e Gjeorgjisë.

80’ Seferi niset në kundërsulm në të djathtën, tentativa e tij drejt portës është e lehtë.

77’ Seferi merr vendin e Bajramit në fushën e lojës.

76’ Dvali ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Dakut.

74’ Kvaratskhelia tenton vetë nga e majta të gjuajë, por nuk gjen portën e Shqipërisë.

73’ Bajrami nuk përfiton nga një largim i gabuar i mbrojtjes, duke çuar topin direkt në duart e portierit. (VIDEO)

71’ Mikautadze e sheh veten bosh në qendër të zonës dhe gjuan sapo sheh portën, Strakosha ndal gjuajtjen e tij të parë dhe pastaj Ismajli të dytën. (VIDEO)

69’ Goditje dënimi e Asllanit, topi i çuar në qendër të zonës gjen Dakun i cili devijon me kokë, por pa kthyer sferën në katërkëndor. (VIDEO)

67’ Shqipëria humb topin në gjysmëfushën e saj dhe vendasit nisin një kundërsulm të rrezikshëm, por harkimi nga e djathta në shtyllën e dytë largohet në këndore nga Balliu.

66’ Daku merr vendin e Tucit në radhët e Shqipërisë.

64’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta në zonën e Shqipërisë, Zivzivadze me kokë për fat nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

57’ Asani pason për Bajramin në qendër, gjuajtja e mesfushorit kalon jashtë ngjitur me trekëndëshin e portës gjeorgjiane. (VIDEO)

56’ Asani nga e djathta hyn në zonë dhe mundohet të bëjë gjithçka vetë, por sheh t;i heqin topin nga këmba me lehtësi.

53’ Tanimë është Shqipëria që mundohet të ulë ritmin e lojës, për të shmangur rreziqe pranë zonës së Strakoshës, duke ndaluar që në start aksionet e tyre.

48’ GOOOL SHQIPËRIA! Bajrami nga e majta merr me vete mbrojtësit, pason për Tucin në qendër dhe sulmuesi pason për Asllanin. Mesfushori nuk heziton të gjuajë drejt portës dhe gjen rrjetën duke i dhënë avantazhin Shqipërisë. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa lëvizje të dy skuadrat.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

asdsadsadsaddsasaddsaads

45’+1’ Davitashvili nga e majta e sulmit gjen hapësirën për të gjuajtur, por çon topin direkt në duart e Strakoshës. (VIDEO)

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Çakvetadze pason në qendër nga e majta, Davitashvili nuk ia del të gjuajë drejt portës duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)

39’ Shqipëria mundohet të rrezikojë vetëm me krahun e djathtë, falë sprinteve të Balliut në mbështetje të Asanit, por vendasit janë të vëmendshëm.

34’ Asllani jep një top shumë interesant nga thellësia për Laçin, i cili nuk e kontrollon në të djathtën e zonës kundërshtare. (VIDEO)

29’ Strakosha i dhuron topin Mikautadze por për fat, gjuajtja e sulmuesit devijohet në këndore nga Ajeti i cili mbyll hapësirën. (VIDEO)

25’ Sulm i shpejtë i kuqezinjve në të djathtën, kombinim mes Asanit dhe Balliut me këtë të fundit që nis topin në qendër, por duke e çuar te portieri. (VIDEO)

22’ Ritmi ka rënë disi, pasi skuadrat janë më të kujdesshme duke mos lënë hapësira për të rrezikuar.

16’ Pas goditjes nga këndi, Asllani provon nga distanca, duke mos gjetur portën e Gjeorgjisë.

15’ Asani nis Tucin në thellësi, me këtë të fundit që gjuan por gjen përgjigjen e portierit të vendasve. (VIDEO)

13’ Mikautadze hyn në zonë nga e djathta dhe lëshon një predhë të fortë që për fat përfundon në rrjetën e jashtme. (VIDEO)

11’ Drithërima në portën kuqezi pasi Davitashvili shfaqet para portës dhe gjuan, duke gjetur devijimin vendimtar të Strakoshës i cili çon topin në këndore. (VIDEO)

11’ Një goditje këndi e Shqipërisë nuk shfrytëzohet mirë pasi vendasit largojnë rrezikun.

8’ Një goditje dënimi e kuqezinjve sheh Ismajlin në të djathtën të gjuajë me kokë, por lehtë, duke mos shqetësuar portierin e vendasve. (VIDEO)

5’ Aksion i rrezikshëm i gjeorgjianëve nga e djathta, harkimi në qendër gjen Zivzivadze i cili për fat nuk ia del të gjuajë në portën kuqezi. (VIDEO)

3’ Kontrolli i topit në minutat e parë është i Gjeorgjisë me Shqipërinë e tërhequr në pritje të gabimeve të kundërshtarëve.

1’ Gjuajtja e parë në portë vjen nga Laçi i cili nga jashtë zonës tenton të gjejë rrjetën, por çon sferën në duart e Mamardashvilit.

1’ Nis dueli në Tbilisi

FORMACIONET ZYRTARE

GJEORGJI: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lokoshvili, Kiteishvili, Zivzivadze, Davitashvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze
Trajner: Vili Sanjol

SHQIPËRI: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci.
Trajner: Silvinjo

ss

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →