LIVE GJEORGJI-SHQIPËRI/ Strakosha shmang golin vendas, Tuci vë shpejt në provë Mamardashvilin (VIDEO)

live gjeorgji shqiperi strakosha shmang golin vendas tuci ve shpejt ne prove mamardashvilin video





































Shqipëria luan sot në orën 18:00 përballë Gjeorgjisë. Një ndeshje që vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve. Të dyja përfaqësueset vijnë pas humbjeve në sfidat e fundit, tri ditë më parë.

bandicam-2024-10-14-17-55-43-687

Së fundmi janë publikuar dhe formacionet zyrtare. Silvinjo ka surprizuar në këtë sfidë pasi vjen me tre ndryshime nga ndeshja e fundit në Çeki. Mbrojtja është reparti më i prekur ku trajneri brazilian ka vendosur të ulë në stol Elseid Hysajn dhe Marash Kumbullën.

Në sulm debuton për herë të parë Indrit Tuci. 24-vjeçari ka marrë vendin e Mirlind Dakut. Kapiten për këtë takim te kuqezinjtë është mbrojtësi Ismajli.

LIVE GJEORGJI-SHQIPËRI 0-0

NGJARJET KRYESORE

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Çakvetadze pason në qendër nga e majta, Davitashvili nuk ia del të gjuajë drejt portës duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)

39’ Shqipëria mundohet të rrezikojë vetëm me krahun e djathtë, falë sprinteve të Balliut në mbështetje të Asanit, por vendasit janë të vëmendshëm.

34’ Asllani jep një top shumë interesant nga thellësia për Laçin, i cili nuk e kontrollon në të djathtën e zonës kundërshtare. (VIDEO)

29’ Strakosha i dhuron topin Mikautadze por për fat, gjuajtja e sulmuesit devijohet në këndore nga Ajeti i cili mbyll hapësirën. (VIDEO)

25’ Sulm i shpejtë i kuqezinjve në të djathtën, kombinim mes Asanit dhe Balliut me këtë të fundit që nis topin në qendër, por duke e çuar te portieri. (VIDEO)

22’ Ritmi ka rënë disi, pasi skuadrat janë më të kujdesshme duke mos lënë hapësira për të rrezikuar.

16’ Pas goditjes nga këndi, Asllani provon nga distanca, duke mos gjetur portën e Gjeorgjisë.

15’ Asani nis Tucin në thellësi, me këtë të fundit që gjuan por gjen përgjigjen e portierit të vendasve. (VIDEO)

13’ Mikautadze hyn në zonë nga e djathta dhe lëshon një predhë të fortë që për fat përfundon në rrjetën e jashtme. (VIDEO)

11’ Drithërima në portën kuqezi pasi Davitashvili shfaqet para portës dhe gjuan, duke gjetur devijimin vendimtar të Strakoshës i cili çon topin në këndore. (VIDEO)

11’ Një goditje këndi e Shqipërisë nuk shfrytëzohet mirë pasi vendasit largojnë rrezikun.

8’ Një goditje dënimi e kuqezinjve sheh Ismajlin në të djathtën të gjuajë me kokë, por lehtë, duke mos shqetësuar portierin e vendasve. (VIDEO)

5’ Aksion i rrezikshëm i gjeorgjianëve nga e djathta, harkimi në qendër gjen Zivzivadze i cili për fat nuk ia del të gjuajë në portën kuqezi. (VIDEO)

3’ Kontrolli i topit në minutat e parë është i Gjeorgjisë me Shqipërinë e tërhequr në pritje të gabimeve të kundërshtarëve.

1’ Gjuajtja e parë në portë vjen nga Laçi i cili nga jashtë zonës tenton të gjejë rrjetën, por çon sferën në duart e Mamardashvilit.

1’ Nis dueli në Tbilisi

FORMACIONET ZYRTARE

GJEORGJI: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lokoshvili, Kiteishvili, Zivzivadze, Davitashvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze
Trajner: Vili Sanjol

SHQIPËRI: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci.
Trajner: Silvinjo

ss

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →