LIVE KONFERENCA E SILVINJOS/ Trajneri: Na pret një ndeshje e bukur me Çekinë, e kemi zgjedhur formacionin

live konferenca e silvinjos trajneri na pret nje ndeshje e bukur me cekine e kemi zgjedhur formacionin





































Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur sot në konferencë para mediave për të komentuar situatën para Çekisë. Transferta çeke luhet nesër në orën 20:45 dhe vlen për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve.

bandicam 2024-10-10 18-40-06-197

“Përshëndetje! Do të jetë një sfidë e vështirë, ka tranzicione shumë të mirë, ka mesfushorë të mirë Çekia, ne vijmë të luajmë, kemi bërë tre ditë stërvitje. Asnjë trajner nuk futet në fushë për barazim dhe ne do të japim më të mirën. Jam si gjithmonë, me Kombëtaren është diccka që të konsumon, edhe është e vështirë për të përgatitur sfidën.

Kjo është jeta e një trajneri duke menduar dhe punuar. Kemi dy transferta kemi pak kohë për tu përgatitur për garën, jemi të bindur për skuadrën që do të zgjedhim, formacionin e kemi pak a shumë gati, na pret një ndeshje e bukur, nuk ka shumë kohë për të humbur kemi pasur sesione videosh, por jemi të bindur që do të japim më të mirën”, tha Silvinjo.

Mungesat në sulm– “Po flasim për sulmues 9. Një muaj para kishim Manaj dhe jo Dakun, tani e kundërta. Janë lojtarë të fortë por me karakteristika të ndryshme. Kujtohem që në ndeshjet e shtatorit, Manaj i lodhur në ndeshjen e dytë po kjo është puna e stafit dhe trajnerit për të gjetur zgjidhje. I gjithë stafi punon me kohë të zgjatur, dhe nuk punon me vetëm 23 lojtarë është një listë prej 60 lojtarësh që i ndjekim. Këtë herë kemi marrë Tucin që është lojtar i mirë dhe fizik. Ka ardhur në Tiranë menjëherë pas ftesës. Është lojtar interesant, që ka mundësi për të shpalosur veten. Nuk ka rëndësi sa luan. Kjo është ajo që duhet të bëjë stafi, të punojë në rastet kur kemi vështirësi.

Në përditësim…

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →