Bota Sport

LIVE SERBI-ANGLI/ I përhershmi Bellingham zhbllokon rezultatin, “3 Luanët” marrin kryesimin (VIDEO)

live serbi angli i perhershmi bellingham zhbllokon rezultatin 3 luanet marrin kryesimin video

































Serbia do të përballet me Anglinë në Gelsenkirshen, takim i vlefshëm për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.

bandicam-2024-06-16-21-01-52-9261

Anglezët synojnë që të marrin 3 pikët e para të këtij kompeticioni, ku si gjithmonë janë ndër favoritët kryesorë për ta fituar, të paktën në letër. Nga ana tjetër është Serbia që edhe pse nuk ka bërë kurrë mirë në evente të mëdha, këtë vit mund të surprizojë shumë, teksa udhëhiqet nga 2 “yje” të këtij sporti si Milankoviç-Saviç dhe Vlahoviç.

“3 Luanët” janë të “etur” për fitore, dhe e kanë për synim që ta çojnë trofeun e Europianit në shtëpi këtë vit. Në vitin 2021 ishin shumë afër por që në fund u mundën nga Italia në finalen e “Wembley”-t.

Capture31

REZULTATI LIVE | SERBI-ANGLI 0-1

13′ Bellingham

NGJARJET KRYESORE

45+2′ Mbaron pjesa e parë në Gelsenkirshen.

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

43′ Zëvendësim i detyruar për Serbinë, del nga fusha e lojëë për shkaqe dëmtimi Kostiç dhe vendin e tij e merr Mladenoviç.

38′ Gudelj ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e serbëve.

36′ Saka hedh një top në zonë nga fundorja e krahut të djathtë por nuk ndodhet askush në qendër që ta devijojë.

33′ Serbët po qarkullojnë topin dhe tentojnë të krijojnë aksione të rrezikshme goli, por deri më tani mbrojtja e anglezëve ka bërë gjithçka mirë.

30′ Aleksandër-Arnold tenton gjuajtjen nga goditja e dënimit, por topi ndalet në murë. (VIDEO)

29′ Gudelj i shkakton faull Aleksandër-Arnoldit shumë arfër zonës së rreptësisë, duke u kthyer në rast të mirë shënimi për anglezët.

27 Herri Kejn shkakton faull në sulm duke i humbur mundësinë anglezëve për të shënuar të dytin.

24′ Kai Uallker arrin të depërtojë bukur në zonë dhe del përballe portierit Rajkoviç. Anglezi lëshon një diagonale tokazi por përfundon jastë. (VIDEO)

20′ Kundërpërgjigjet Serbia, Mitroviç lëshon një goditje me të djathtën në kufijtë e zonës, me topin që i shkon shumë afër shtyllës. (VIDEO)

17′ Aleksandër-Arnold tenton një goditje nga distanca por topi përfundon jashtë pa rrezik për portierin serb.

13′ GOOOOOOOOOOOOL ANGLIA! Saka depërton bukur nga krahu i djathtë dhe kroson në zonë, aty gjendet Bellingham që godet me kokë dhe shënon. (VIDEO)

10′ “3 Luanët” vazhdojnë e tentojnë të ndërtojnë aksione sulmi, por akoma anjë goditje serioze.

4′ Anlgezët në sulm, serbët presin mbrapa.

1′ Starton ndeshja në Gelsenkirshen.

FORMACIONET ZYRTARE

SERBIA (3-5-2): Rajkoviç; Pavloviç, Milenkoviç, Veljkoviç; Kostiç, Lukiç, Gudelj, Milinkoviç-Saviç, Zivkoviç; Mitroviç, Vlahoviç | Trajner: Dragan Stajkoviç

ANGLIA (4-2-3-1): Pikford; Uallker, Stouns, Guehi, Tripier; Aleksandër-Arnold, Rajs; Saka, Bellingham, Foden; Kejn | Trajner: Gareth Sauthgejt

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts