Bota Sport

LIVE SPANJË-GJEORGJI/ Surprizë gjeorgjiane! Vjen avantazhi i shpejtë nga Kvara & Co. (VIDEO)

live spanje gjeorgji surprize gjeorgjiane vjen avantazhi i shpejte nga kvara co video



































Spanja do të nisë të sot me ndeshjen kundër Gjeorgjisë fazën më të rëndësishme në Europian. Nga sot nuk ka më shaka, ose fiton, ose bën valixhet dhe kthehesh në shtëpi. 

TIFOZET

 Skuadra e De la Fuentes ka bërë një pjesë të parë të Europianit për t’u pasur zili. Ndaj ajo paraqitet me kredenciale të jashtëzakonshme kundër Gjeorgjisë. Një gjë është e qartë, Spanja ka evoluar. Nuk ka dyshim. Krahasimet mes skuadrës së Luis Enrikes dhe asaj të Luis de la Fuentes, duke lënë mënjanë rezultatet, janë pjesë e ekosistemit të futbollit dhe nga niveli më emocional ka gjithmonë një tendencë për të lavdëruar njëri mbi tjetrin.  

Në krahun tjetër Gjerogjia nuk ka asgjë për të humbur teksa do të tentojë gjithçka për gjithçka ndaj iberikëve, pas kualifikimit historik në grupe.  

LIVE SPANJË-GJEORGJI 0-1
18′ (ag) Le Norman

NGJARJET KRYESORE

18’ GOOOL GJEORGJIA! Rasti i parë dhe goli i parë i gjeorgjianëve. Pas një topi të Kakabadze nga e djathta, Le Norman me një devijim çon topin në rrjetën e portës së vet. (VIDEO)

16’ Pas një harkimi në zonë, Laport tenton me kokë, por sfera shkon jashtë.

11’ Uilliams provon vetë të gjejë portën, sfera devijohet jashtë.

10’ Pas një goditje nga këndi të harkuar nga Uiliams, sfera devijohet para Mamardashvili, por ky i fundit devijon dhe mban topin jashtë. (VIDEO)

9’ Niko Uilliams harkon në qendër të zonës, mbrojtja gjeorgjiane largon rrezikun

7’ Kakabadze del në sulm në krahun e djathtë, Kukureja me mjeshtëri i vjedh kohën dhe fiton faull.

5’ Start me vrull i Spanjës që nuk vonon të gjejë gjuajtjen e parë në katërkëndor me Pedrin, por Mamardashvili pret i vëmendshëm. (VIDEO)

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE: 

spanje gjeorgji

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts