Sport

Liverpool e Arsenal bëjnë” vetëvrasje”, por Klopp e Arteta nuk dorëzohen (VIDEO)

liverpool e arsenal bejne vetevrasje por klopp e arteta nuk dorezohen video
liverpool e arsenal bejne vetevrasje por klopp e arteta nuk dorezohen video

Duket e pabesueshme, por Liverpool dhe Arsenal bien të dyja brenda një ditë, duke i dhuruar një “asist” të pastër Man.City, me “qytetarët” që rikthyen në krye të Premier League, plus dy pikë në raport me ndjekësit. Disfata e Liverpool “djeg” jo pak, me të kuqtë që pësuan një humbje minimale 0-1 brenda në “Anfield”. Kjo ishte humbja e dytë radhazi brenda pak ditësh për të besuarit e Jurgen Klopp.

[embedded content]

Eze realizoi për Crystal Palace që në minutën e 14-të. Liverpool nisi më pas një ofensivë të vërtetë duke spostuar Crystal Palace në gjysmëfushë, por Nunes, Salah dhe pjesa tjetër e ekipit, nuk arritën për asnjë moment të riktheheshin në lojë, madje ishin dhe me fat ku Robertson shmangi një gol të sigurt në vijën fatale. Historia nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, me të kuqtë që provuan në çdo formë të shmangin këtë humbje, por pa sukses.

[embedded content]

Nuk e priti mirë këtë humbje Jurgen Klopp, i cili ishte i sinqertë teksa theksoi se tashmë asgjë nuk është më në dorën e tyre: “Kemi humbur terren dhe natyrisht që tani nuk kemi asgjë në dorën tonë, por jam i bindur që nëse ne marrim maksimumin e pikëve, kundërshtarët do të ndalen. Edhe ata i pret një kalendar i ngjeshur dhe me shumë impenjime”, u shpreh Klopp.

[embedded content]

Një humbje të rëndë pësoi edhe Arsenal brenda në shtëpi përballë Aston Villas, një humbje e pastër 0-2 që i zbret nga kreu. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Aston Villa goditi Arsenal pikërisht atëherë kur nuk pritej, në fund, ku brenda tre minutash, 84-87 realizuan dy gola të shpejtë duke marrë një trepikësh që i vendos në vendin e katërt, plus tre pikë në raport me Tottenham.

[embedded content]

Arteta kërkon të harrojë sa më shpejt këtë humbje pasi në prag është ndeshja e kthimit kundër Bayern Munich: “Ne kemi mundësinë më të mirë për të reaguar ndaj Bayernit, të mërkurën. Ekipi duhet ta tregojë. Nëse dëshiron të fitosh, duhet t’i kapërcesh këto situata”, u shpreh Arteta pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts