Liverpool ka mundur 4-1 Chelsean, në supersfidën e mesjavës në kampionatin anglez.
Vendasit finalizuan me sukses një zbritje të shpejtë në minutë ne 23-të. Diego Jota nuk gaboi përballë Petrovic, duke dërguar në festë tifozërinë. Bradley “tundi rrjetën” në të 39-tën, gol që për konfirmim, u nevojit një kontroll nga sistemi VAR. The Reds patën shansin e artë për të mbyllur llogaritë që 45-minutat e para, por Nunez dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Trajneri i Bluve të Londrës, Mauricio Pochettino provoi të ndryshonte diçka me aktivizimin e disa futbollistëve në pjesën e dytë, pa rezultat.
Hungarezi Dominik Szoboszlai shuajti shpresat e Chelseat për të dalë me pikë nga ky takim (65’).
Deri në fund të sfidës, skuadrat shënuan edhe nga një herë me Nkunku dhe Diaz. Sulmuesi Armando Broja ndoqi nga pankina ndeshjen.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co