Në fund të sezonit, Joel Matip, Thiago Alcantara dhe Adrian do të largohen nga Liverpool. Sipas asaj që raportohet nga Football Insider, The Reds beson se të 3 lojtarët po kalojnë muajt e fundit në “Anfield” dhe nuk kanë ndërmend të rinovojnë kontratat e tyre përkatëse, të cilat skadojnë qershorin e ardhshëm.
Jurgen Klopp, ndoshta, do të kishte mbajtur të paktën njërin prej tyre, por ai tashmë ka paralajmëruar lamtumirën nga pankina në fund të sezonit. Drejtori i ri menaxhues Michael Edëards dhe drejtori i ri sportiv Richard Hughes duan të rinvojnë skuadrën me element të ri dhe nuk do të paraqesin propozime për zgjatje të bashkëpunimit me futbollistë që janë mbi 30-vjeç.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co