Sport

Liverpool shkëlqen në transfertë, goleadë ndaj Brentford

liverpool shkelqen ne transferte goleade ndaj brentford
liverpool shkelqen ne transferte goleade ndaj brentford

Liverpool ka marrë një fitore të rëndësishme në Premier League, teksa ka mundur 1-4 Brentford në transfertë. The Reds e mbyllën pjesën e parë në epërsi, falë golit të Nunez në minutën e 35-të.

Skuadra e Jurgen Klopp insistoi për golin e sigurisë dhe e gjeti atë në të 55-tën minutë, me anë të Mac Allister. Pak më vonë, Salah thelloi shifrat. Sulmuesi Ivan Toney ngushtoi shifrat në të 75-tën, duke realizuar kështu golin e nderit. Në minutat e fundit pati kohë edhe për Gakpo, i cili vulosi shifrat në 1-4.

Me këtë rezultat, Liverpool renditet në vendin e parë me 57 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Luton, në shtëpi. Brentford renditet në vendin e 14-të me 25 pikë. Sfida e radhës është ndaj Cityt, në mesjavë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts