Liverpuli do të nisë bisedimet me Mohamed Salahun për rinovimin e kontratës me sulmuesin në muajt e ardhshëm. Një lajm të tillë e zbulon eksperti i merkatos, Fabricio Romano.
Marrëveshja aktuale e sulmuesit egjiptian skadon në fund të qershorit 2025, që do të thotë se ai mund të fillojë diskutimet me klubet e tjera në janar. Megjithatë, gazetari italian thotë se “Reds”-at do të ulen me agjentin e Salahut, Rami Abas, tani që merkato është mbyllur për këtë vit dhe Premier Liga ka marrë një pushim dy-javor për shkak të rikthimit të futbollit ndërkombëtar.
KONFIRMIMI “Arne Slot është shumë i lumtur me të dhe ata duan ta mbajnë atë në klub, kështu që për momentin gjithçka varet nga bisedimet që do të zhvillohen midis Mo dhe Liverpulit në muajt e ardhshëm,” tha Romano në programin “Debrief”. “Situata për Mo është mjaft e qartë. Ai do të ishte shumë i lumtur të vazhdonte në Liverpul; Unë mund ta konfirmoj këtë. Mendoj se është një pjesë thelbësore e historisë. Mo do të donte të qëndronte në klub. Ai është shumë i lumtur në Liverpul. Ai beson se e ardhmja e tij mund të jetë ende në Premier Ligë me fanellën e Liverpulit, kështu që mesazhi nga ana e lojtarit është i qartë”, shtoi italiani.
MESAZHI Pas ndeshjes kundër Mançester Junajtidit, Salah tha se ai nuk e dinte ku do të ishte e ardhmja e tij pas këtij sezoni. “Kam kaluar një verë të mirë dhe kam pasur shumë kohë për veten time që të përpiqem të qëndroj pozitiv, sepse siç e dini është viti im i fundit në klub. Unë thjesht dua ta shijoj atë dhe nuk dua të mendoj për të.
Ndihem sikur jam i lirë të luaj futboll dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm. Askush në klub nuk më ka folur për rinovimin. Nuk është në dorën time, por në të klubit. Mendoj se ndeshjen mund ta kishim fituar pesë apo gjashtë me zero. Erdha në këtë stadium sikur të ishte ndeshja ime e fundit këtu. Është një fitore e madhe për trajnerin e ri”.
ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co