Llapi mposht Dritën në minutat shtesë, Malisheva vazhdon serinë pozitive

llapi mposht driten ne minutat shtese malisheva vazhdon serine pozitive
llapi mposht driten ne minutat shtese malisheva vazhdon serine pozitive

Llapi ka arritur një fitore të rëndësishme në derbin e xhiros së pestë, duke mposhtur Dritën, 1:0, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Ndeshja u vendos në minutat shtesë me një autogol të qendërmbrojtësit të Dritës, Juan Mesa. Minuta e katër e shtesës, aq sa kishte dhënë gjyqtari, ishte në sekondat e fundit, kur Blend Baftiu gjuajti fuqishëm drejt portës, derisa topi i devijuar me kokë nga Mesa përfundoi prapa shpinës së portierit Faton Maloku. Me këtë triumf, Llapi arrin në koutën e shtatë pikëve në pesë ndeshje dhe renditet në pozitën e pestë. Në anën tjetër, Drita, e cila ka zhvilluar vetëm ndeshjen e saj të dytë këtë edicion pas angazhimeve në Ligën e Konferencës, ka tre pikë dhe zë vendin e tetë.

Në përballjen tjetër të ditës së sotme, Malisheva vazhdoi me formën e saj të shkëlqyer, duke siguruar fitoren e tretë radhazi dhe atë si mysafire në Klinë ndaj Dukagjinit, me shifrat 3:1. Vesel Limaj shënoi golin e parë në minutën e shtatë nga një gjuajtje e lirë, ndërsa Mërgim Pefqeli barazoi për Dukagjinin në minutën e 20-të. Në pjesën e dytë, Arbër Pira e riktheu epërsinë për Malishevën, ndërsa Laurent Xhylani realizoi golin e tretë në minutën e 73-të. Disfata ndaj Malishevës është e treta për Dukagjinin në këtë edicion, ndërsa Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën bashkë me Ballkanin dhe Suharekën, të gjitha me dhjetë pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →