Sport

Loja e dobët e skuadrave të mëdha, Josa: Ky Europian s’është nën nivel, mos të shikojmë emrin e kombëtareve

loja e dobet e skuadrave te medha josa ky europian seshte nen nivel mos te shikojme emrin e kombetareve
loja e dobet e skuadrave te medha josa ky europian seshte nen nivel mos te shikojme emrin e kombetareve

Euro 2024 nuk ka hyrë ende në fazën e nxehtë, me skuadrat e mëdha që kanë zgjedhur që të mos e nisin me “marshin e pestë”, duke zgjedhur kështu të kualifikohen duke mos shpenzuar shumë energji. Për këto çështje dhe shumë të tjera, ishte i ftuar në “Euro 24” në News 24, trajneri i njohur, Mirel Josa.

“Ky europian nuk është nën nivel. Të gjitha ekipet rreshtohen mirë dhe i kundërvihen kundërshtarëve. Ne nuk duhet të shikojmë emrat e kundërshtarëve, po të shikojmë emrat dhe vlerat e tyre, do bëjmë gabime. Po shikojmë Anglinë që është ekipi më i shtrenjtë, e çfarë po bën në kampionat. Gjithçka varet nga mënyra sesi interpretohet loja në fushë” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts