Atletja ukrainase e kërcimit së larti, Yaroslava Mahuchikh ia ka kushtuar medaljen e artë olimpike atletëve të vrarë në pushtimin rus në vendin e saj.
Lufta filloi në shkurt të 2022 dhe nuk ka asnjë shenjë të një fundi.
Ukraina kishte konsideruar bojkotimin e Lojërave të Parisit pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se rusët mund të konkurronin si neutralë nëse mund të provonin se nuk e mbështesin konfliktin.
Vetëm 15 sportistë rusë përfunduan në Paris, kështu që Ukraina vendosi të konkurronte dhe mbajtësja e rekordit botëror Mahuchikh ishte e lumtur për këtë.
“Kjo medalje është e rëndësishme, por Rusia vrau njerëz në vendin tim”, u tha 22-vjeçarja gazetarëve.
“Pothuajse 500 sportistë vdiqën në luftë dhe kurrë nuk do të mund të marrin pjesë në gara. Ata kurrë nuk do të festojnë, nuk do ta ndjejnë kurrë këtë atmosferë, kështu që jam veçanërisht e lumtur për këtë medalje. Është për të gjithë ata”, theksoi ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co