LOJËRAT OLIMPIKE/ Futbolli nis me skandal, Maroku mund 2-1 Argjentinën mes kaosit

lojerat olimpike futbolli nis me skandal maroku mund 2 1 argjentinen mes kaosit
lojerat olimpike futbolli nis me skandal maroku mund 2 1 argjentinen mes kaosit

Futbolli në Lojërat Olimpike “Paris 2024” ka nisur dy ditë para ceremonisë së hapjes, si zakonisht për shkak të kalendarit impenjativ që kërkon ditë pushimi mes ndeshjeve.

Por eventi ka startuar me polemika të mëdha, teksa sfida Argjentinë-Marok, vlefshme për Grupin B, është mbyllur mes një kaosi të jashtëzakonshëm. Në fundin e pjesës së parë Rahimi kaloi në avantazh Marokun, ndërsa i njëjti lojtar i dërgoi shifrat në 2-0 për skuadrën e tij, duke realizuar edhe të dytin nga pika e bardhë në minutën e 51-të.

Xhuliano Simeone e rihapi takimin në të 68-ën, teksa shënoi golin e parë për argjentinasit, ndërsa në minutën e 16-të shtesë Medina realizoi golin e barazimit 2-2. Por në këtë moment shpërtheu zemërimi i tifozëve marokenë, të cilën nisën të hidhnin fishekzjarrë dhe shishe në drejtim të lojtarëve latinë, për t’u futur më pas në fushë. Kjo bëri që gjyqtari t’i dërgonte të dyja ekipet në dhomat e zhveshjes, duke e pezulluar takimin.

Por gjatë kësaj kohe kishte gjithashtu edhe një rishikim në sistemin VAR të golit të Argjentinës për një pozicion të mundshëm jashtë lojë. Pas më shumë se 1 orë e gjysmë, ekipet u rikthyen në fushë, ndërsa arbitri e anulon golin për pozicion jashtë loje, si dhe akordon 3 minuta shtesë. Shifrat nuk do të ndryshonin më, me Marokun që bën befasinë, duke triumfuar kështu me rezultatin 2-1.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →