Lojërat Olimpike në Paris marrin jetë sonte, teksa për ditë me radhë, sportistët do të synojnë që të jenë protagonist. Për këtë eveniment kaq madhor siguria pritet të jetë në maksimum, duke përjashtuar kështu ndonjë incident të vogël.
Së fundmi, në orët e pasdites, në “Qëndren për median” pati një alarm. Policia izoloi zonën, ankthi mori fund për pak minuta, pasi alarmi rezultoi fals.
Që në ato momente, në atë zonë janë shtuar forcat e sigurisë, me kërkesë të autoriteteve të larta franceze. Lojërat Olimpike do të mbahen nga data 26 korrik deri më 11 gusht.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co