Lojtarët kundër Pochettinos, mesazh drejtuesve të Chelseat: Largoni trajnerin ose ikim ne

lojtaret kunder pochettinos mesazh drejtuesve te chelseat largoni trajnerin ose ikim ne
lojtaret kunder pochettinos mesazh drejtuesve te chelseat largoni trajnerin ose ikim ne

Mauricio Pochettino mund të largohet nga drejtimi i Chelsea. Ky është lajmi i publikuar nga HITC Football, këtë të hënë pasdite.

Trajneri i njohur nuk po përmbush pritshmëritë, me skuadrën që e sheh veten në mesin e tabelës. Sipas asaj që shkruhet, disa lojtarë të Bluve të Londrës u kanë kërkuar pronarëve të ndajnë rrugën me “timonierin” argjentinas, në të kundërt, do të jenë vetë futollistët që do të largohen.

Pochettino numëron 40 ndeshje në krye të ekipit. Më parë ai ka udhëhequr Southampton, Tottenham dhe PSG.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co