Sport

“Lojtarët vendosën zemrën në fushë”, Duro për kombëtaren: Rrugëtim fantastik, tifozët i shtuan bukurinë Europianit

lojtaret vendosen zemren ne fushe duro per kombetaren rrugetim fantastik tifozet i shtuan bukurine europianit
lojtaret vendosen zemren ne fushe duro per kombetaren rrugetim fantastik tifozet i shtuan bukurine europianit

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro ishte i ftuar në “Euro 24” në Neës 24, ku në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, analizoi kombëtaren dhe rrugëtimin kuqezi në Euro 2024.

“Lojtarët e kanë  dhënë zemrën në fushë. Ne kemi thënë shpesh qysh në hedhjen e shortit se kemi patur kundërshtarë të nivelit të lartë. Këta kundërshtarë kanë yje që mund të bëjnë diferencën. Rrugëtimi ynë ka qenë fantastik. Mund ta shikojmë në aspekte pozitive.

Ne e dinim që me këto skuadra, nuk ishte surprizë ky eleminim. Për të gjithë opinionin sportiv, tifozëria e Shqipërisë ka qenë fantastike. Ka qenë pjesa më e bukur, dekori me tifozët tonë. Ekipit nuk iu krijuan mundësitë, ndoshta mund të merrnim më shumë pikë. Skuadra jonë ka treguar personalitet” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts