Bota Sport

“Lojtarëve u pëlqejnë gjuajtjet nga larg”, Silvinjo lavdëron në BBC Asanin dhe lojtarin që nuk e ftoi: Edhe të tjerët shihnin të njëjtin potencial

lojtareve u pelqejne gjuajtjet nga larg silvinjo lavderon ne bbc asanin dhe lojtarin qe nuk e ftoi edhe te tjeret shihnin te njejtin potencial

































Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka dhënë një intervistë për BBC ku ka treguar eksperiencën e tij te Shqipëria, si ia doli që të kualifikonte kuqezinjtë në Europian dhe punën e përditshme që solli këtë sukses.

silvinjo doriva

Gjatë bashkëbisedimit, ai u ndal në pika të ndryshme, duke përmendur edhe disa lojtarë, ku bie në sy Anis Mehmeti, për të cilin kishte elozhe edhe pse në fund nuk e përfshiu në listën e lojtarëve të grumbulluar për Europianin.

MEHMETI – “Zabaleta ka luajtur për një kohë të gjatë në Angli, ndaj ai ka ende kontakte atje dhe na solli disa informacione për Mehmetin. Ne filluam ta ndiqnim në League One, por menjëherë më pas ai firmosi me Bristol në Championship, gjë që na bëri të mendojmë “OK, potenciali që ne shohim këto, po e shohin gjithashtu edhe të tjerët”. Ne e dinim që kishte shumë shqiptarë si ai që luanin jashtë”.

KONTAKTI ME TIFOZËT- “Unë jetoj në një hotel i cili është rreth 2 km larg ndërtesës së Federatës, ndaj me raste unë shkoj në shtëpi në këmbë përmes një parku shumë të bukur dhe takoj tifozët. Ata zakonisht vijën dhe më thonë “Respekte Mister””.

EURO 2024- “Nuk po shkojmë atje që të argëtohemi. Puna jonë nuk ka përfunduar dhe nëse ne kemi ndonjë shans për të kaluar në fazën me eliminim direkt, do të luftojmë për të në të njëjtën mënyrë se si vepruam në kualifikuese”.

AFRIMI I ASANIT- “Ne po shihnim ndeshje të tij nga periudha në futbollin hungarez dhe unë thashë ‘Kush është ky këtu?”. Ai kishte gjithçka që na duhej, ai ishte i shkëlqyer në situatat një kundër një, mund të gjuante mirë dhe ishte i shpejtë. Ndaj për disa të shtuna, ne na duhej të vinim në zyrë në orën 9 të mëngjesit që ta shihnim të luante për shkak të ndryshimit të orës”.

PUNA NË SHQIPËRI- “Ata më thanë se e kuptuan se gjërat do të funksiononin në momentin që unë bëra të qartë që do të dëshiroja që të jetoja këtu, Kjo më mundësoi që të kuptoja plotësisht identitetin lokal dhe të isha 100% i fokusuar te puna”.

GOLAT ME GJUAJTJE NGA LARG- “Ata dinë si të godasin topin nga distanca, e kanë brenda vetes dhe u pëlqen. Ndaj unë i inkurajoj ta bëjnë një gjë të tillë. Nëse ata ndjejnë se kjo është gjëja më e mirë për t’u bërë, të lutem gjuaj në portë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts