Sport

Lojtari i Dinamos së Kievit pas fitores ndaj Partizanit të Beogradit: Emocione të mëdha, mund të shënonim më shumë

lojtari i dinamos se kievit pas fitores ndaj partizanit te beogradit emocione te medha mund te shenonim me shume
lojtari i dinamos se kievit pas fitores ndaj partizanit te beogradit emocione te medha mund te shenonim me shume

Dinamo e Kievit triumfoi 6-2 ndaj Partizanit të Beogradit, në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Champions League. Në fakt, ishte një ndeshje disi e veçantë, pasi lojtarët e skuadrës ukrainase refuzuan t’i jepnin dorën kundërshtarëve të tyre serb, duke ditur marrëdhënien e këtyre të fundit me Rusin.

Lojtari i Dinamos, Brazko tregoi këndvështrimin e tij pas ndeshjes.

“Emocionet janë të larta, ne e dinim se me kë po luanim dhe se fitorja ishte e nevojshme. Qëllimi ynë ishte t’u jepnim sa më shumë gola para ndeshjes së dytë. Ne mund t’i shmangnim dy golat e pësuar. Ata na dhanë një gol nga penalltia, nuk ishte e këndshme, por e dija se mund të ktheheshim dhe ta kthenim rezultatin në fund, mund t’i jepnim një gol tjetër”, tha Bražko.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts