Lojtari i Fulham nuk “kursehet” për Brojën: Afrim i madh, do na ndihmojë shumë

lojtari i fulham nuk kursehet per brojen afrim i madh do na ndihmoje shume
lojtari i fulham nuk kursehet per brojen afrim i madh do na ndihmoje shume

Armando Broja zgjodhi të largohej në fund të merkatos nga Chelsea, për t’u transferua në formë huazimi te një skuadër tjetër londineze. Sulmuesi kuqezi u bashkua me Fulham, teksa që në ndeshjen e parë pati pak minuta për të.

Futbollisti i Fulham, Joao Palhinha në një intervistë të dhënë, pati vetëm  fjalë të mira për Brojën.

“Armando Broja është një futbollist që do të na ndihmojë për të arritur objektivat që ne kemi këtë sezon. Ai padyshim që është një përforcim i madh për ne dhe unë e shoh që është përshtatur shumë shpejt”, – tha lojtari portugez.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co