Bota Shqiperia Sport

“Los Blancos” dhe mundësia për tripletën, 11 vjet pa mbërritur kaq larg













































Ishte me të njëjtin trajner, Karlo Ançeloti, por në mes kanë kaluar njëmbëdhjetë vjet që kur Reali i Madridit arriti për herë të fundit në muajin prill të një sezoni me një shans për të fituar tripletën.

REAL MADRID

Domethënë, në finalen e Kupës së Mbretit, në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe tashmë një distancë prej tri pikësh nga Barcelona në La Liga, me të cilën ka mbetur edhe një “El Clasico” për të luajtur në kapmionat.

Hera e fundit që Reali ishte në të njëjtët pozita ishte në sezonin 2013- 14, në periudhën e parë të Ançelotit në skuadrën e bardhë, në të cilën ai përfundoi duke fituar Kupën (duke mposhtur Barcelonën (2-1) në finale), dhe Ligën e Kampionëve (duke mposhtur Atletikon (1-4) në finale), por jo titullin në La Liga – e fituar nga Atletiko e Madridit.

QËNDRUESHMËRIA, PIKA E DOBËT – Gjatë gjithë kësaj kohe në të cilën kanë ndërruar deri në katër trajnerë (Benitez, Zidan, Lopetegui, Solari dhe Zidan përsëri), Reali nuk ka mundur të mbajë ritmin e tri garave. Në fakt, Kupa e Mbretit ka qenë më e vështira për të, ku ka pësuar disfata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts