Sport

“Luajtëm më mirë se ndeshjen e parë”, tekniku Shehi ka një dedikim për tifozët: Skuadra ka nevojë për ta, prania e tyre një plus për ne

luajtem me mire se ndeshjen e pare tekniku shehi ka nje dedikim per tifozet skuadra ka nevoje per ta prania e tyre nje plus per ne
luajtem me mire se ndeshjen e pare tekniku shehi ka nje dedikim per tifozet skuadra ka nevoje per ta prania e tyre nje plus per ne

Partizani ka siguruar kualifikimin për në turin e dytë të Conference League. Kjo pasi të kuqtë mposhtën Marsaxlokk në Maltë me rezultatin 1 me 2. Pas ndeshjes u prononcua edhe trajneri Orges Shehi, I cili u shfaq I lumtur për kualifikimin si dhe krahasoi dy sfidat e skuadrës së tij ndaj kundërshtarit maltez

“Është e vërtetë që ndeshja shkoi në minutat e fundit po i rëndësishëm është kualifikimi. Kemi luajtur më mirë se ndeshjen e kaluar. Kemi qenë gjithë kohën në kërkim të golit, u ndëshkuam në pjesën e dytë nga gol i kundërshtarit që gjithë kohës ndejti në zonën e vet. Pak rëndësi ka ku luhet ndeshja e parë. Do përgatitemi për ndeshjen tjetër që të bëjmë maksimumin për të shkuar sa më lart.

E thashë dhe dje, gjej rastin t’i falenderoj. Nuk i prisja kaq të shumtë në numër. Përgëzime që arritën të vijnë deri këtu, skuadra ka nevojë. Prania e tyre ka qenë plus i madh për ne dhe gjej rastin t’i falenderoj”, u shpreh Shehi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts