Shqiperia

Luan Baçi: Opozita denoncoi me fakte dhe prova inceneratorin e Tiranës, SPAK i vonoi veprimet dhe lejoi Ahmetajn të largohet nga vendi

luan baci opozita denoncoi me fakte dhe prova inceneratorin e tiranes spak i vonoi veprimet dhe lejoi ahmetajn te largohet nga vendi
luan baci opozita denoncoi me fakte dhe prova inceneratorin e tiranes spak i vonoi veprimet dhe lejoi ahmetajn te largohet nga vendi

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24, ka komentuar edhe mbi SPAK dhe çështjet nën hetim.

Baçi u shpreh se është e vështirë të kesh besim tek Prokurorët e SPAK, sepse ka çështje të cilat janë hetuar në mënyrë sipërfaqësore por edhe janë vonuar.

Lidhur me çështjen e inceneratorëve, opozita e ka ndihmuar SPAK se në kemi dërguar me prova dhe fakte të gjithë skemën e asaj afere, po SPAK përse nuk veproi por e vonoi dhe lejoi Ahmetajn edhe të largohej nga vendi, pra si të kem besim tek SPAK unë, u shpreh Baçi.

Pjesë nga fjala e Baçit:

Në SPAK ekzistojnë prokurorë që nuk e meritojnë të jenë aty, sepse ka çështje që nuk janë hetuar ose janë marrë përciptazi.

Përveç çështjes së Berishës, kemi inceneratorët që janë afera më e madhe, opozita e ka ndihmuar SPAK ata kanë vepruar pas denoncimit tonë, pra nuk kanë nisur hetime nga indicie të tjera.

Madje arrestimet nga radhët e PS kanë qenë të vonuara sepse opozita ka denoncuar me fakte dhe prova.

Opozita i kishte dërguar të gjitha faktet dhe provat lidhur me aferën e inceneratorit, pra përse SPAK priti dhe lejoi që Ahmetaj të largohej nga vendi e pastaj të veproj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts