Lufta e Konispolit, beteja më e gjatë kundër nazizmit! Rezistenca në vitin 1943 u udhëhoq nga batalioni “Çamëria”

lufta e konispolit beteja me e gjate kunder nazizmit rezistenca ne vitin 1943 u udhehoq nga batalioni cameria





































Beteja më e gjatë kundër nazistëve në Ballkan është zhvilluar në Shqipëri. Më 5 gusht të vitit 1943 nisi beteja më e gjatë e Ushtrisë Shqiptare kundër forcave gjermano-naziste, e quajtur “Lufta e Konispolit”, e cila vazhdoi deri më 28 shtator 1943.

konispoli

Kjo betejë, e cila zgjati për 55 ditë, ishte luftimi i parë në vendin tonë në kufirin shtetëror me Greqinë kundër batalioneve gjermane. Këto luftime kanë hyrë në histori si luftimet më të gjata në kohë të rezistencës shqiptare. Komanda gjermane kishte si qëllim të vinte nën kontroll bregdetin jonian nga Gjiri i Artës deri në Konispol. Rezistenca u udhëhoq nga Batalioni “Çamëria” i ndihmuar edhe nga forca vullnetare të zonës.

Luftime të gjata pati gjatë rrugës automobilistike Skalomë – Konispol dhe në drejtimin Lopës – Qafa e Likojanit. Në fund të këtyre luftimeve gjermanët arritën të pushtonin Konispolin dhe të lironin rrugët për lëvizjen e lirshme të ushtrisë gjermane në territorin e Ballkanit dhe konkretisht drejt Greqisë. Për gati 2 muaj vazhdoi Lufta e Konispolit, që filloi më 5 gusht 1943.

Për të mbrojtur kufijtë e Atdheut partizanët e batalionit “Çamëria”, u përballën me forca të shumta naziste të armatosura deri në dhëmbë, që vinin nga Greqia. Në këtë betejë frontale, dhanë jetën 30 partizane shqiptarë dhe katër antifashistë italianë, të inkuadruar ne batalionin “Çamëria”. Edhe pas kaq vitesh, beteja e Konispolit përkujtohet solemnisht nga Komiteti i Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Sarandës dhe Bashkia e Konispolit.

POPULLSIA ÇAME

Në Luftën Antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë. Ajo që i shqetësoi më shumë forcat shoviniste greke në fillim të vitit 1943 ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë. Në mars të vitit 1943 u formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi, nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur thekson se çamët nxorën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste, i cili punoi në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin.

Në shkurt të vitit 1943 u krijua çeta “Çamëria” dhe pak më vonë batalioni “Çamëria”, i cili zhvilloi betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Në pranverë të vitit 1944 në Qeramicë u formua Batalioni IV “Ali Demi” me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Le të analizojmë shkurt vetëm betejën 55 ditore të Konispolit, e cila ishte një luftë e përgjakshme, madhështore, duke e shtyrë pushtimin e Konispolit në 55 ditë. Kjo luftë do të mbetet si një kurorë lavdie në gjerdanin e artë dhe të pavdekshëm të Antifashizmit Çam. 81 vite më parë, më 5 gusht 1943, nisi Lufta e Konispolit. Kjo betejë, e cila zgjati për 55 ditë, ishte luftimi i parë në vendin tonë në kufirin shtetëror me Greqinë kundër batalioneve gjermane. Këto luftime kanë hyrë në histori si luftimet më të gjata në kohë të rezistencës shqiptare.

Komanda gjermane kishte si qëllim të vinte nën kontroll bregdetin Jonian, nga Gjiri i Artës deri në Konispol. Rezistenca u udhëhoq nga Batalioni “Çamëria” i ndihmuar edhe nga forca vullnetare të zonës së Konispolit e të fshatrave: Sopik, Pandelejmon, Vagalat, Xarrë e Mursi. Goditjen më të ashpër gjermanët e bënë gjatë rrugës automobilistike Skalomë – Konispol dhe në drejtimin Lopës – Qafa e Likojanit. Mbrojtja u organizua me sulme e kundërsulme nga të dyja palët ndërluftuese duke shfrytëzuar punimet fortifikuese dhe veprimet luftarake që u zhvilluan me ndërprerje. Përleshje të ashpra u zhvilluan në datat 5-6 dhe 7- 23 gusht në Qafën e Botës, Qafën e Likojanit dhe Konispol. Konispoli u pushtua nga armiku më 23 gusht, i cili pasi u plaçkit tërësisht, dogji dhe mbi 40 shtëpi. Forcat partizane zhvilluan luftime kundër pushtuesve gjermanë më 1 shtator 1943 në Sajadhë, në urën e Koskës e në Smartë. Nga datat 13 deri më 16 shtator 1943 forcat partizane zhvilluan luftime në qafën e Madhe dhe prej Qafës së Botës deri në fshatin Vërvë, kundër dy batalioneve gjermane.

Në këtë luftë pati shumë të vrarë e të plagosur nga të dyja palët. Aleanca kundër fashizmit Pyetja që lind natyrshëm është: Pse u radhitën çamët në aleancën kundër fashizmit e nazizmit, pse luftuan në Konispol në një luftë të përgjakshme dhe të pabarabartë? Në Luftën e Dytë Botërore shqiptarët e Çamërisë u vunë në shërbim të së drejtës dhe atdheut, duke u radhitur në aleancën kundër fashizmit e nazizmit, me shpresë dhe me premtime se pas çlirimit do t’iu lejohej bashkimi me shtetin amë, Shqipërinë, gjë që nuk iu lejua të ndodhte. Mjafton të kujtojmë Rezolutën e Konferencës së Labinotit për problemin e Kosovës e Çamërisë, ku u arrit në përfundimin se: “Çështja e Kosovës dhe e Çamërisë do të zgjidhet në bazë të Kartës së Atlantikut, në bazë të parimit të vetëvendosjes së popujve, dhe garancia më e madhe për triumfin e këtij principi është vetë lufta që bëjnë dhe do të bëjnë Kosova e Çamëria, krah për krah me popujt jugosllavë e atë grek…” Gazeta “Figaro”, nr.588, 4 korrik 1946, duke bërë fjalë për luftën italo-greke, shkruante: “Çetat shqiptare nga ana e tyre sulmonin autokolonat dhe trupat italiane, në rrugët që çonin në front”.

Ndërsa radio “Londra” më 26.10.1940 transmetonte: “Mësohet nga Shqipëria se çeta shqiptare në veprim të prapavijave italiane, presin dhe sabotojnë vijat e komunikacionit, duke u futur tmerrin reparteve italiane të izoluara. Grupe të armatosura kanë mundur të hyjnë në kryeqytet dhe kanë afishuar mbi të gjitha godinat qeveritare dhe deri në pallatin e qeverisë italiane proklamata, me të cilat ftojnë italianët të zbrazin Shqipërinë”. Gjithashtu, më 4.1.1941, BBCja (radio Londra) transmetonte: “Në rrethet ushtarake vihet re se, shqiptarët u sjellin ndihmë të madhe grekëve kundër italianëve”. Ja pra cila ka qenë popullsia çame. Populli shqiptar i Çamërisë nuk ka qenë kurrë bashkëpunëtor i pushtuesve. Kemi jetuar gjithnjë mirë me popullin grek, me të cilin kemi luftuar krah për krah kundër okupatorëve fashistë italianë e gjermanë. Qeveria greke bëri një propagandë politike të ethshme për diskreditimin e luftës Antifashiste të shqiptarëve para Aleatëve dhe opinionit të tyre publik. Ndërsa, më 10 nëntor 1944, në prag të çlirimit të Shqipërisë, qeveria greke i kërkoi zyrtarisht qeverisë së SHBA, që Shqipëria të konsiderohej e të trajtohej si një shtet armik dhe që trupat greke të merrnin pjesë në pushtimin e saj deri në lumin Shkumbin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →