Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris deklaron se njerëzit në Gaza “po vdesin nga uria” dhe i ka kërkuar Izraelit “të rrisë ndjeshëm rrjedhën e ndihmës”. Ajo tha se “duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm për të paktën gjashtë javët e ardhshme”.
Më parë, Izraeli nuk mori pjesë në bisedimet e armëpushimit në Egjipt, duke thënë se Hamasi nuk po jepte një listë të pengjeve ende të gjallë. Hamasi i tha BBC-së se nuk ishte në gjendje ta bënte këtë për shkak të bombardimeve izraelite. “Praktikisht është e pamundur të dihet se kush është ende gjallë,” tha Dr Basem Naim, një zyrtar i lartë i Hamasit.
Ekipi i Hamasit dhe ndërmjetësit nga SHBA dhe Katari mësohet se janë në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro për negociatat e planifikuara. Presioni për një marrëveshje armëpushimi u intensifikua pas incidentit të së enjtes jashtë qytetit të Gazës në veri të enklavës palestineze, ku të paktën 112 njerëz u vranë kur turmat nxituan për të kapur një kolonë ndihmash dhe trupat izraelite hapën zjarr.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co