Lufta kundër Hezbollahut rrit mbështetjen për Netanjahun

lufta kunder hezbollahut rrit mbeshtetjen per netanjahun
lufta kunder hezbollahut rrit mbeshtetjen per netanjahun

Fushata kundër Hezbollahut me bastisjet dhe prerjen e kokave të milicisë shiite, duke filluar me liderin Nasrallah, ka rritur mbështetjen për kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu, i cili pas 7 tetorit kishte pësuar një kolaps në imazhin e tij të ‘Mister Security’,.

Një sondazh i publikuar dje nga kanali izraelit Channel 12 tregoi se nëse votimi do të mbahej sot, Likud do të fitonte 25 nga 120 vendet në Knesset, duke e bërë atë partinë më të madhe.

Sipas sondazhit, Netanyahu gëzon mbështetje prej 38%.

“Përplasjet rajonale janë pozitive për Netanyahun. Duket qartë se ato janë faktori që kontribuoi në rimëkëmbjen e tij”,  tha anketuesja dhe analistja Dahlia Scheindlin për CNN.

Në nëntor 2022, Netanyahu formoi një qeveri koalicioni me të djathtën ekstreme në vazhdën e 32 vendeve që partia e tij kishte siguruar në Knesset. Pas sulmit të Hamasit, një sërë sondazhesh sugjeruan se nëse do të mbaheshin zgjedhjet, Likud do të fitonte vetëm 17 vende, duke vënë në rrezik mbijetesën e qeverisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →