Lufta kundër kabanisit dhe siguria në shkolla në qarkun e Korçës, Prefekti Jole kërkon vëmendje të shtuar

lufta kunder kabanisit dhe siguria ne shkolla ne qarkun e korces prefekti jole kerkon vemendje te shtuar
lufta kunder kabanisit dhe siguria ne shkolla ne qarkun e korces prefekti jole kerkon vemendje te shtuar

Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe paketa e sigurisë në shkolla, ishte tema e takimit që Prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole organizoi së bashku me Drejtorin Vendor të Policisë Gjovalin Loka, ku morën pjesë edhe Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit z. Saimir Boshnjaku dhe Drejtori i Departamentit për Rendin Publik z. Alfred Mara, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Të pranishëm në takim ishin edhe Drejtori i SHISH z. Romeo Prifti, Prokurori z. Gjergji Ceka, Shefat e Komisariateve në çdo bashki, si dhe drejtues të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe nstitucioneve shtetërore.

Situata me kultivimin e kanabisit në qarkun e Korçës nuk paraqet problematika serioze, duke u kategorizuar si territor me risk të ulët. Ndaj Prefekti i mëshoi Sigurisë Publike në tërësi e më posaçërisht zbatimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla.

“Siguria publike nuk lidhet vetëm me krimin e mirëfilltë, por edhe me aspekte të tjera si rendi publik, siguria kufitare, trafiqet, dhuna në familje, lufta kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, çrregullimi social, etj”, shpreh Jole.

Ai siguroi se takime të zgjeruara lidhur me këto tematika do vijojnë të zhvillohen me komunitetet në territorin e çdo njësie administrative të çdo bashkie të qarkut, në drejtim të shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, me qëllim që edhe reagimi institucional të jetë i menjëhershëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →