Bota

Lufta ndaj varësisë, Florida ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 14 vjeç

lufta ndaj varesise florida ndalon rrjetet sociale per femijet nen 14 vjec
lufta ndaj varesise florida ndalon rrjetet sociale per femijet nen 14 vjec

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, nënshkroi ligjin për të ndaluar fëmijët nën 14 vjeç të krijojnë një profil në platformat sociale në internet, madje duke fshirë ato ekzistuese.

Teksti, i shtyrë nga republikanët shtetërorë për të luftuar “varësinë” ndaj mediave sociale, u modifikua pjesërisht nga Senati i shtetit për të lejuar përdorimin nga të miturit midis moshës 14 dhe 16 vjeç, por vetëm me pëlqimin e qartë të prindërve të tyre.

Ligji ka të bëjë veçanërisht me platformat që monitorojnë aktivitetin e përdoruesve për qëllime reklamimi ose për të ndikuar në algoritmin e përmbajtjeve të dukshme në to, si dhe ato që lejojnë ngarkimin e përmbajtjeve ose shikimin e atyre të publikuara nga përdorues të tjerë. Megjithatë, platformat e përdorura për email, mesazhe, transmetim të përmbajtjes multimediale, lajme të shtypit dhe sport, si dhe argëtim, blerje në internet dhe lojëra video janë të përjashtuara.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts