Modelet Bella dhe Gigi Hadid po dhurojnë kolektivisht një milion dollarë për të mbështetur përpjekjet e ndihmës, sipas agjentit të tyre.
Paratë do të shkojnë për Heal Palestine, Palestine’s Relief Fund (PCRF), World Central Kitchen (WCK) dhe Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët (UNRWA).
Motrat kanë qenë shpesh të zëshme në mbështetjen e tyre për Gazën, dhe babai i tyre Mohamed Anwar Hadid është vetë palestinez.
Pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit ndaj Izraelit, Gigi, 29 vjeç, ofroi ngushëllimet e saj për të prekurit.
“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi e pajustifikueshme dhe çdo ditë nga ky konflikt merren jetë të pafajshme, shumë prej të cilëve janë fëmijë”, shkruante ajo në Instagram.
Bella, 27 vjeç, tha në maj se ishte “e shkatërruar nga humbja e popullit palestinez dhe mungesa e ndjeshmërisë që vjen nga sistemet qeveritare në mbarë botën”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co