Lufta në Gaza, Blinken kritika Izraelit: Nuk mund të përdorë sulmin e Hamasit si licencë për të vrarë!

lufta ne gaza blinken kritika izraelit nuk mund te perdore sulmin e hamasit si licence per te vrare
lufta ne gaza blinken kritika izraelit nuk mund te perdore sulmin e hamasit si licence per te vrare

Izraeli nuk mund të përdorë sulmin e Hamasit të 7 tetorit si një “licencë për të vrarë të tjerët” dhe duhet të reduktojë numrin e viktimave civile në Gaza, ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Komentet e tij vijnë pasi lufta në Gaza kundër Hamasit vazhdon të tensionojë marrëdhëniet e Izraelit me Uashingtonin.

“Izraelitët u vranë në mënyrën më të tmerrshme më 7 tetor”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Tel Aviv të mërkurën. “Por kjo nuk mund të jetë një licencë për të vrarë të tjerët.”

“Shumica dërrmuese e njerëzve në Gaza nuk kishin asnjë lidhje me sulmet,” vazhdoi kryediplomati amerikan. “Familjet në Gaza, mbijetesa e të cilave varet nga dërgimi i ndihmave nga Izraeli, janë njësoj si familjet tona. Ata janë nëna dhe baballarë, bij dhe bija, që duan të fitojnë një jetesë të mirë, të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, të kenë një jetë normale. Dhe ne nuk mundemi, nuk duhet ta harrojmë këtë”, theksoi Blinken.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →