Gati 70% e vdekjeve në luftën e Gazës, të cilat janë verifikuar nga Kombet e Bashkuara, ishin gra dhe fëmijë, tha Zyra e saj për të Drejtat e Njeriut.
OKB-ja ka analizuar vrasjet në 11 muajt e parë të konfliktit Izrael-Hamas në territorin palestinez dhe ka arritur të verifikojë 8,119 viktima, duke përfshirë 2,036 gra dhe 3,588 fëmijë.
Shifra 8,119 është dukshëm më e ulët se 43,000 vdekjet e raportuara gjatë luftës 13-mujore nga ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, megjithëse OKB – ja i sheh këto shifra si të besueshme.
Nga vdekjet e verifikuara ndërmjet 7 tetorit 2023 dhe 2 shtatorit 2024, fëmijët përfaqësonin pothuajse gjysmën e viktimave (44%) ndërsa gratë përbënin 26%.
Numri më i madh i vdekjeve ishte tek fëmijët e moshës pesë deri në nëntë vjeç, të ndjekur nga afër nga ata të moshës 10-14 vjeç dhe më pas foshnjat e moshës deri dhe katër vjeç.
Viktima më e re, vdekja e të cilit u verifikua nga OKB-ja ishte një djalë një ditësh, ndërsa më i madhi një grua 97-vjeçare.