Pesë njerëz janë vrarë në jug të Izraelit të enjten si pasojë e raketave të hedhura nga territori i Libanit. Katër prej të vrarëve janë punëtorë të huaj, njoftuan autoritetet izraelite.
Grupi militant Hezbollah ka kryer sulme me dronë dhe raketa nga Libani në Izrael prej se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – e kreu një sulm në Izrael më 7 tetor 2023. Sulmi i Hamasit e nxiti luftën në Gazë.
Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
Hezbollahu dhe Hamasi janë aleatë të mbështetur nga Irani.

Rreth 1.2 milion njerëz janë zhvendosur si pasojë e konfliktit në Liban, sipas vlerësimeve të qeverisë. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se më shumë se 2.800 njerëz janë vrarë dhe 12.900 janë plagosur që nga 8 tetori 2023, kur Hezbollahu filloi të hidhte raketa në Izrael, duke nxitur hakmarrje.
Forcat tokësore izraelite pushtuan Libanin jugor në fillim të tetorit.
Numri i të vdekurve si pasojë e luftës mbi njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë e ka kaluar shifrën prej 43.000, raportuan zyrtarët palestinezë të hënën. Lufta filloi pasi militantë të udhëhequr nga Hamas sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz — kryesisht civilë — dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.