Bota Shqiperia

Lufta në Ukrainë/ Kancelari gjerman Olaf Scholz dënon “sulmin barbar” rus me 34 të vdekur në qytetin Sumy

lufta ne ukraine kancelari gjerman olaf scholz denon sulmin barbar rus me 34 te vdekur ne qytetin sumy













































Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dënoi sot “sulmin barbar” të Rusisë në qytetin Sumy, në verilindje të Ukrainës, ku një sulm me raketa shkaktoi vdekjen e të paktën 34 personave, duke denoncuar vazhdimin e “pandërprerë” të luftës nga Moska.

scholz

“Të tilla sulme ruse tregojnë se cila është gjoja dëshira për paqe e Rusisë”, shtoi udhëheqësi gjerman në një deklaratë, duke i bërë thirrje Rusisë që “më në fund të pranojë një armëpushim të plotë.”

Sulmi rus me 34 të vdekur, u zhvillua mëngjesin e sotëm në një pjesë të Ukainës ku forcat ruse po përgatiten për një ofensivë të madhe, sipas BBC.

Presidenti Zelensky bëri thirrje nga liderët globalë të përgjigjen me vendosmëri ndaj këtij sulmi, pasi sipas tij Rusia po e zvarrit këtë luftë me terrore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts