Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 38 mjete ajrore pa pilot me telekomandë të lëshuara nga Ukraina në hapësirën ajrore të gadishullit të Krimesë. Kështu tha Ministria ruse e Mbrojtjes në orët e hershme të mëngjesit, sipas agjencisë së lajmeve RIA.
Më herët raportohej për shpërthime të njëpasnjëshme të fortë në zonën ku ndodhet porti i Feandosia dhe u njoftua se janë vendosur kufizime të përkohshme në lëvizjen e automjeteve, ndërsa është mbyllur edhe pjesa rrugore e urës që lidh gadishullin me Rusinë kontinentale.
Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014, i cili nuk njihet nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co