Lufta në Ukrainë, ushtria ruse nuk ndalet, bombardon infrastrukturën kritike në Kharkiv

lufta ne ukraine ushtria ruse nuk ndalet bombardon infrastrukturen kritike ne kharkiv
lufta ne ukraine ushtria ruse nuk ndalet bombardon infrastrukturen kritike ne kharkiv

Forcat e armatosura ruse kryen të paktën dhjetë bombardime gjatë natës kundër “infrastrukturës kritike” në rajonin e Kharkiv, në pjesën verilindore të Ukrainës, njoftoi sot në mëngjes guvernatori i rajonit.

“Forcat pushtuese kryen të paktën 10 bastisje kundër infrastrukturës kryesore në qytetin e Kharkiv dhe rajonin e tij”, tha Oleh Sinekhubov përmes një mesazhi në Telegram. “Deri në këtë kohë nuk ka viktima”, shtoi ai. Sipas një postimi të kryebashkiakut të Kharkiv, Ihor Terekhov në të njëjtën platformë, ushtria ruse goditi me “raketa” qytetin me popullsinë e dytë më të madhe në Ukrainë.

Më herët, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan gjithashtu përmes Telegramit se diku rreth nëntë bombardues strategjikë rusë Tu-95MS ishin në valët ajrore dhe shtoi se ata dyshonin se do të lëshonin raketa. “Duke gjykuar nga ajo që synon sulmuesi rus, problemet në furnizimin me energji në Kharkiv janë të mundshme. Metroja do të mbyllet për orët e ardhshme, kështu që planifikoni udhëtimin tuaj në përputhje me rrethanat.”,-tha kryebashkiaku Terehoff. Guvernatori i qarkut Sinekhubov tha se ekipet e teknikëve po punojnë për të rivendosur ndërprerjet e energjisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →