Bota

“Lufto, lufto, lufto!”/ Trump njofton rikthimin e bujshëm në vendin ku i shpëtoi atentatit: Do zhvillojmë një tubim të madh!

lufto lufto lufto trump njofton rikthimin e bujshem ne vendin ku i shpetoi atentatit do zhvillojme nje tubim te madh
lufto lufto lufto trump njofton rikthimin e bujshem ne vendin ku i shpetoi atentatit do zhvillojme nje tubim te madh

Donald Trump ka njoftuar se do të rikthehet së shpejti në Butler të Pensilvanisë, aty ku para rreth dy javësh ai i shpëtoi mrekullisht një atentati me armë zjarri.

Trump u shpreh se do të rikthehet për “një tubim të madh dhe të bukur” duke nderuar kujtimin e Corey Comperatore, i cili mbeti i vrarë teksa merrte pjesë në mitingun e Trump si një mbështetës i tij.

“Çfarë dite do të jetë”, u shpreh Trump entuziast, ndërsa mbylli mesazhin e tij me fjalët “lufto, lufto, lufto”, me të cilat edhe u largua nga skena pasi shmangu plumbat e atentatorit Thomas Matthew Crooks.

“DO TË KTHEHEM NË BUTLER, PENSILVANIA, PËR NJË TUBIM TË MADH DHE TË BUKUR, duke nderuar SHPIRTIN E HEROIT TONË TË DASHUR ZJARRËS, COREY, DHE ATYRE PATRIOTËT TRIMA TË LËNDUAR MË PËR DY JAVË. ÇFARË DITË DO TË JETË – LUFTO, LUFTO, LUFTO”, shkroi Trump në Truth Social.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts