Sport

Luka Modriç: Spanja favorite, jemi në një grup shumë të vështirë

luka modric spanja favorite jemi ne nje grup shume te veshtire
luka modric spanja favorite jemi ne nje grup shume te veshtire

Dita e dytë e Euro 2024, do të dhurojë emocione të forta. Sigurisht krahas ndeshjes kryesore, që do të marrë edhe vëmendjen kryesore, Itali-Shqipëri, shumë e rëndësishme do të jetë edhe sfida tjetër e vlefshme për grupin B, ajo mes Kroacisë dhe Spanjës.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, përpara ndeshjes, ishte tekniku Daliç dhe Luka Modriç, kapiteni i kroatëve.

Luka Modric, ikona e përfaqësueses ballkanike, shprehet se “La Roja” mbetet favorite, por pa harruar të kujtojë se ekipi i tij befasoi në dy Botërorët e fundit:

“Ata janë një nga favoritët në këtë kompeticion. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe ne duhet të bëjmë më të mirën. Jemi mësuar të bëjmë surpriza. Ne mund të ndikojmë vetëm në atë që ndodh në fushë. Forca më e madhe e këtij ekipi është uniteti, nuk do të lodhem ta përsëris”, tha 38-vjeçari në konferencë për shtypin.

Krahas skuadrës spanjolle, kroatët përballen edhe me Italinë dhe Shqipërinë:

“Është një grup i vështirë, ndoshta më i vështiri në këtë turne, por vitet e fundit kemi treguar se luajmë në një nivel shumë të lartë dhe se jemi një nga ekipet më të mira në botë. Këtë herë mund ta përsërisim. Shpresojmë të arrijmë diçka të rëndësishme”, shtoi ai.

Mesfushori i Realit të Madridit është përballur disa herë gjatë karrierës së tij me spanjollët, madje është eliminuar nga kampionati i fundit europian pikërisht nga Spanja, por thekson faktin se ky është një ekip shumë ndryshe:

“Ky brez është shumë i fortë, me plot të talente. Një përzierje e mirë lojtarësh më me përvojë, të mësuar me këto lloj turneu. Ata janë shumë të shpejtë, veçanërisht në krahë. Unë kam një mendim pozitiv. Në të kaluarën, baza ishte Barcelona dhe Reali i Madridit, por tani është ndryshe. Trajneri po u jep më shumë mundësi të tjerëve, që luajtën shumë mirë këtë vit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts