Kujtimi i finales së Tiranës është ende i freskët, por këtë herë në Europa League, Feyoonord-Roma ndahen në paqe në aktin e parë ndërmjet tyre, një barazim 1-1 që i shkon përshtat ekipit italian. Verdhekuqtë e De Rossit harrojnë humbjen me “poker” golash përballë Inter, rikthehen në Evropë me një paraqitje pozitive që i jep një bonus të rëndësishëm për sfidën e kthimit.
Në “De Kuip” të Roterdamit, në një atmosferë fantastike, u zhvilluan një sfidë e bukur me raste për shënim nga të dy ekipet. Paredes me një predhë nga distanca flirtoi me golin, por goditja e argjentinasit u përplas në traversë. Në fundin e pjesës së parë, Paixao i vetëm në zonë, me një goditje të saktë me kokë kaloi Feyenoord në avantazh. Në pjesën e dytë, në minutën e 67-të, Roma iu përgjigj me Lukakun, me “bomberin” belg që me kokë barazoi shifrat në 1-1. Holandezët iu afruan golit të fitores në limitet e shtesës, por ishin të pafat duke bërë që sfida e parë të mbyllej në barazim 1-1:
“Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një ekipi që luan mirë me topin në këmbë. Lukaku? Nuk më befason, është një nga lojtarët më të fortë në rolin e tij”, u shpreh De Rossi pas ndeshjes.
Një fitore 4-2 në transfertë përballë Braga siguroi Karabaku i Redon Xhixhës, por sulmuesi shqiptar u aktivizua vetëm në minutën e 96-të, ku gjithçka kishte përfunduar. Një humbje 3-2 në transfertë përballë Gallatasari pësoi Sparta e Pragës. Qazim Laçi, mesfushori kuqezi, u aktivizua titullar, qëndroi në fushë deri në minutën e 74-ët, i ndëshkuar edhe me karton të verdhë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co