Lukashenko: Bjellorusia nuk do të lejojë përleshje në kufirin me Ukrainën

lukashenko bjellorusia nuk do te lejoje perleshje ne kufirin me ukrainen
lukashenko bjellorusia nuk do te lejoje perleshje ne kufirin me ukrainen

Bjellorusia nuk do të lejojë asnjë përleshje në kufirin me Ukrainën, ka thënë presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të vendit Belta.

“Ju garantoj se nuk do të lejojmë asnjë përplasje në kufirin me Ukrainën. Nuk do të ketë asnjë,” tha Lukashenko.

Javën e kaluar, Bjellorusia njoftoi se kishte vendosur forca shtesë të mbrojtjes ajrore në kufirin e saj me Ukrainën për të mbrojtur “objektet kritike të infrastrukturës” për shkak të rritjes së aktivitetit të dronëve ukrainas në zonë.

Presidenti Lukashenko, i cili ka qenë kreu i shtetit të Bjellorusisë që nga viti 1994, është një aleat i hershëm i Putin.

Në fillim të pushtimit rus, Bjellorusia ofroi mbështetje logjistike për Rusinë, me forcat ruse që hynë në Ukrainë nga territori bjellorus.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →