“Luks” për Partizanin, e vetmja skuadër kryeqytetase që luan në shtëpi

luks per partizanin e vetmja skuader kryeqytetase qe luan ne shtepi





































Partizani prej tri sezonesh luan në shtëpinë e vet, në stadiumin “Arena e Demave”. Fakti që kanë arritur të ndërtojnë shtëpinë e tyre, aktualisht e bën Partizanin ekipin e vetëm kryeqytetas, që ka luksin të luajë në shtëpinë e vet.

PARTIZANI

Që ekipet të luanin në qytetin e tyre duhej të ishte një normalitet, por aktualisht është shndërruar në një luks, të cilin e gëzon vetëm ekipi nënkampion. Tirana dhe Dinamo aktualisht nuk e kanë një stadium të tyrin ku të luajnë ndeshjet dhe herë pas here i duhet të luajnë në qytetet përreth.

Të kuqtë prej tri vitesh stërviten dhe luajnë në shtëpinë e tyre, e cila përveçse ka ulur shpenzimet ndjeshëm, ka shmangur edhe shtegtimet aspak të nevojshme. Së fundmi krah stadiumit ka përfunduar edhe hoteli i skuadrës dhe të gjithë lojtarët që e kanë të nevojshme, janë akomoduar në këto ambiente.

FUSHA – Terreni i blertë mbetet problemi i vetëm te të kuqtë. Prej vitesh Partizani pret një aprovim për prishjen e disa magazinave, që do t’i hapnin rrugën ndërtimit të fushave stërvitore. Kjo mesa duket është arsyeja që stadiumi nuk e ka ende një fusha me bar natyral, pasi nëse do të ndodhte kështu, akademia, ekipi i parë dhe ai i vajzave do të duhej të gjenin një tjetër fushë për stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →