Çështja po kthehet në gri të errët. Sepse ditët po kalojnë dhe nuk ka asnjë lajm në lidhje me të ardhmen e portës së Realit të Madridit.
Me Kurtua të padiskutueshëm si titullar, dilema e madhe është se çfarë pozicioni do të kenë dy zëvendësuesit e tij, Kepa Arrizabalaga dhe Andrij Lunin. Askush prej tyre nuk dëshiron dorëzohet: as Lunin (i këshilluar nga Mendesh që në prill), i cili kërkon minuta për të nënshkruar rinovimin me klubin, as Reali i Madridi, i sinqertë në përgjigjen se ajo që ata kërkojnë është e pamundur.
Me Kurtua në formë optimale, duke i premtuar Luninit minuta përtej Kupës së Mbretit do të ishte gënjeshtër për të. Klubi ka qenë transparent në çdo kohë. Është Lunin ai që duhet të marrë një vendim: të vazhdojë, duke ditur se çfarë e pret… ose të largohet. Dhe 31 gushti po afron.
Pavendosmëria e ukrainasit po mban pezull dhe Kepën. Portieri spanjoll nuk ka të ardhme te Çelsi dhe dëshiron të qëndrojë te Realit i Madridit. Por deri më tani nga klubi i bardhë nuk ka pasur një përgjigje shteruese. Ndërkohë, Kepa ka refuzuar disa oferta vetëm për Realin. E vetmja fjalë që mund ta përkufizojë këtë situatë në Madrid është “parehatia”. Klubi dhe lojtarët duhet të lëvizin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co